Gërxhaliu: Zhbërja e Speciales zmbraps investitorët e huaj, në BERZh me projekte konkrete

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 11:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale zmbraps investitorët e huaj dhe se ka ndikuar keq në imazhin e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Ka qenë një eksperiment që ka ndikuar negativisht në imazhin e Kosovës dhe ka ndikuar në zmbrapsjen e investitorëve të huaj. Por dua të besoj që nga një tentativë e tillë kemi mësuar që mbi shtetin s’mund të jetë interesi për të dëmtuar marrëdhëniet me shtetet mike”, tha ai.

Këto komente ai i bërë në zyrtarizimin e Zyrës për Projekte dhe Zhvillim Strategjik. Sipas Gërxhaliut kjo zyrë ka mision grumbullimin e projekteve nga sektori privat, klasifikimi i tyre, fizibilitetin dhe gjetjen e donacioneve.

“Për herë të parë përveç paraqitjes së projekteve publike do të tentohet që të prezantojmë edhe projekte të sektorit privat dhe nga sektorë të ndryshme. E bëjmë këtë nga fakti që mekanizmi i absorbimit të financimit nga donatorët janë projektet dhe qëllim tjetër është që nga kjo zyrë të gjendet mbështetje për realizim të projekteve me qëllim që të krijohet qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomik social politik dhe integrues drejt familjes evropiane”.

Ai tha se përmes kësaj zyrë do të bëhet prezantimi i projekteve nga sektori privat në konferencën e BERZh-it në Londër.

Ai tha se në BERZh do të prezantohen me projekte konkrete që po punohen bashkë me zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Proceset integruese të Kosovës është i pashmangshëm por jo vetëm në dimenzionin politik, por mbi të gjitha atë ekonomik. Sot pas takimit që kemi pasur javën e kaluar me kryeministrin dhe komunitetin e biznesit OEK ka filluar për përgatitjen për konferencën më të rëndësishme ekonomike që organizohet EBRD këtë muaj në Londër”.

Ai ka ftuar bizneset të cilat kanë një projekt apo studime fizibiliteti të lajmërohen në Zyrën Për Projekte dhe Zhvillim Strategjik në OEK.

Të ngjashme