GIZ-i vazhdon ta mbështes ATK-në edhe gjatë vitit 2018

????????????????????????????????????
Prishtinë | 13 Mar 2018 | 15:49 | Nga

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, me bashkëpunëtorë ka mbajtur takim me udhëheqësen e projektit, Reforma në Financa Publike në Kosovë, Kadri Jogiste, si dhe përfaqësuesit nga GIZ-i, me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit mes ATK-së dhe GIZ-it gjatë vitit 2017 dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2018, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga ATK, drejtori Imeri në këtë punëtori tha se e çmojnë bashkëpunimin me GIZ-in.

“Jemi mirënjohës dhe e çmojmë shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në modernizimin e disa proceseve të punës”.

 Në fund, u pajtuan që ATK-ja dhe GIZ-i të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën e ngritjes së njohurive në trajtimin e çështjeve të TVSh-së sipas praktikave të BE-së, kontrolleve përmes veglës elektronike në mbështetje të analizës së riskut, si dhe fuqizimi dhe zgjerimi i aktiviteteve në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative në ATK – ZGjoNA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme