GIZ-i do të vazhdojë ta mbështesë ATK-në edhe gjatë vitit 2018

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:42 | Nga

Drejtori i ATK-së Sakip Imeri ka pritur në takim misionin e përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar nga projekti i GIZ-t për Reformë në Sistemin e Financave Publike në Kosovë.

Qëllimi i misionit ishte planifikimi i fazës së ardhshme të projektit në Kosovë, konkretisht fushat e bashkëpunimit GIZ-ATK. Në takim u diskutua edhe për përcaktimin e prioriteteve të ATK për përkrahje nga GIZ, për kapacitetet njerëzore të disponueshmëria në ATK për projektet që GIZ është duke përkrahur ATK dhe mundësinë e kombinimit të disa proceseve të ATK për të ofruar një asistencë më gjithëpërfshirëse nga GIZ.

Gjithashtu, janë organizuar takime edhe me njësitë e tjera organizative brenda ATK, për të diskutuar më detajisht fushat ku është e nevojshme përkrahja nga GIZ. Misioni do të zgjatë nga 7 deri 18 Maj. Në fund, më 17 Maj 2018 do të mbahet punëtoria, ku do të prezantohen të gjeturat nga misioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme