Gjermania ndihmon Kosovën me 12 milionë e 950 mijë €

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 12:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, nënshkruan sot marrëveshjen për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017.

Marrëveshja e nënshkruar ka vlerën totale prej 12 milionë e 950 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka falënderuar shtetin gjerman që po kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Më pas ai ka sqaruar se në cilët sektorë do të investohen këto mjete.

“Sot po nënshkruajmë një marrëveshje shtesë në vlerë prej mbi 12 milionë euro. Dëshiroj t’iu informojë se këto para janë grant, të cilat nuk kanë nevojë që t’i kthejnë qytetarët e Kosovës. Marrëveshja do të përdoret për mbështetjen në: arsimi, rinia dhe punësimi. Projekt i cili ka për synim të rrisë numrin e të punësuar dhe riintegrimin e të kthyerve”.

“Gjithashtu me këtë projekt parashihet edhe hartimi i strategjisë të dhe planet e veprimit kombëtar për riintegrim…zhvillimi i kapaciteteve në arsimin fillorë në Kosovë, me fokus të veçantë zhvillimin e proceseve menaxhuese”.

Ambasadori Heldt tha se nënshkrimi i marrëveshjeve të arritura ditëve të fundit mes dy shteteve do të rrisë mundësitë për punësim.

“Për të përmendur qëllimin e marrëveshjeve të sotme, në vitin 2014 pati migrime të njerëzve për të gjetur një jetë më të mirë, dhe duke u nisur nga fakti se një pjesë e madhe e tyre nuk mund të qëndronin në Gjermani, ata patën probleme kur u rikthyen për shkak të raporteve të afërta të vendeve tona”.

Ai foli edhe për arsyet pse kanë vendosur ta ndihmojnë Kosovën në këto fusha duke theksuar se synojnë ta mbështesin Kosovën sidomos në fushën e arsimit.

“Qeveria gjermane e ka parë të arsyeshme të ndihmojë Kosovën në procesin e riintegrimit të tyre. Në vitin 2016 filluam projektin për të ndihmuar të rikthyerit. Qëllimi ishte që atyre t’iu jepet një rast i ri pas rikthimit të tyre. Në këtë mënyrë do të rriten mundësitë për punësim. Pra qëllimi i Qeverisë të Gjermanisë është që të rritet zhvillimi ekonomik e mundësinë për arsim”.

Të ngjashme