Hahn i bindur se Mustafa do ta pranojë tregun ballkanik ku bën pjesë Serbia

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 15:34 | Nga

Zyrtarët evropianë janë të bindur se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do ta përkrahë në Samitin e Triestenit idenë e tregut të përbashkët, të cilin lideri serb Vuçiq e ka quajtur “një ish-Jugosllavi plus Shqipëri”.
Bashkimi Evropian pret që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të pajtohen në Samitin e 12 korrikut në Itali për të krijuar tregun e përbashkët rajonal, që do të përfshijë edhe Serbinë dhe Kosovën.

Komisionari i Zgjerimit, Johanes Hahn, ka deklaruar se ky treg i përbashkët do të hiqte barrierat e tregtisë, do të standardizonte rregullat për biznese dhe do të pezullonte pengesat për punë të bizneseve në rajon.

Marrëveshja do të bazohej në CEFTA ka thënë Hahn.

“Ne presim që liderët e rajonit ta përkrahin këtë nismë në Samitin e Triestes”, shtoi zyrtari i lartë evropian.

Kosovën në Samitin e Triestes do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Javë më parë, presidenti serb Vuçiq ka deklaruar se tregu i përbashkët është “ideja e Jugosllavisë, por duke respektuar sovranitetin e shteteve. Kjo do ta forcojë tregtinë në mes nesh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme