Hamza: Politikat fiskale të pamjaftueshme, sundimi i ligjit primar për investitorët e huaj

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 13:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Politikat fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se ndryshimet e vazhdueshme që janë bërë në politikat fiskale kanë pasur synim përmirësim e ambientit të të bërit biznes.

Ndonëse Hamza thotë se nuk mjafton që të kemi politika të mira fiskale, por se duhet që të ketë edhe sundim të ligjit në mënyrë që të ofrohet siguri për investitorët e huaj.

“Pas shpalljes së pavarësisë pas hyrjen në fuqi të Kushtetutës është filluar me draftinmin dhe hartimin e infrastrukturës që rregullon politikat fiskale. Prej atëherë kur ligjet kanë hy në fuqi vazhdimisht kemi pas përpjekje për plotësim ndryshim krejt kjo për krijimin e një klime më të favorshme për bizneset. Politikat fiskale janë një segment i rëndësishme, por nuk janë krejt”.

“Nuk mjafton që të kemi vetëm politika fiskale të favorshme ka nevojë për sundim të rendit e ligjit ka nevojë për efikasitet të trajtim të lëndëve të gjykata ka nevojë që të ketë siguri për investimet e huaja ka nevojë që të ketë sa më pak mundësisht hiq dukuri negative”.

Hamza garantoi se reformat do të vazhdojnë edhe këtë vit. Ai tha se është e domosdoshme për bizneset që TVSh të mos paguhet në kufi, ndonëse nuk po e konsideron si proces të lehtë.

“Ne do të vazhdon me reforma dhe këtë vit, gjithçka çka është e mirë çka është e dobishme do të vazhdojmë me shty më tutje. Për këtë vit kemi fut në strategjinë legjislative koncept dokumentin edhe për ligjin për TVSh për tatim fitim të ardhurave në korporata ligjin për administratën tatimore. Jemi të përkushtuar që na të lëvizim në drejtimin e mbledhjes së TVSh në brendi është një proces jo i lehtë por e kanë bo edhe vendet e tjera e mundemi me bo edhe ne”.

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka folur fillimisht për fazat ndërtues të shtetit sa i përket aspektit ekonomik.

Ai ka kërkuar nga pasardhësi i tij që të jetë këmbëngulës për ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vend.

“Në fazën e parë është faza e ndërtimit të institucioneve ka qenë normalisht presioni i madh për me themelua institucionet dhe kërkesat për një buxhet shtesë një gjë e mirë që ka ndodh atëherë është hyrja në fondin monetar ndërkombëtar. Në fazën tjetër të stabilizimit të institucioneve, problemi kryesor është zhvillimi i ekonomisë joformale. Faza tjetër është edhe stabiliteti ka të hyrave”.

“Sfidë tjetër rritja e shpenzime qeveritare është e motivuar politikisht. Ka me qenë sfidë në stabilitetin e politikave fiskale ka me qenë presioni që vjen nga politika sociale e di qëndrimin konservator të Hamzës dhe i kërkoj që të jetë këmbëngulës për ruajtjen e stabilitetit”.

Arian Zeka, drejtor në OEAK, tha se legjislacioni fiskal dhe doganor në vend ka qenë subjekt i disa ndryshimeve gjatë viteve të fundit, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të politikave politika fiskale që nxisin zhvillimin e sektorit privat, me theks të veçantë në sektorin e prodhimit.

“Vendimet janë marrë në shpërndarje kohore të tillë që kanë sjellë pak përfitime për prodhuesit, por jo sa është dashur të përfitojnë. Në korrik të vitit 2017 kemi vendime. Qeverisë për aprovimin e pakos fiskale 2.0 që qeveria nuk ia ka zbatuar asnjëherë, por qeveria ka marrë një vendim tjetër që kanë hyrë në fuqi nga janari i vitit 2018”.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se dogana ka ndihmuar në shtet-ndërtimin e Kosovës përmes të hyrave të gjeneruar nga ajo. Sipas Berishës vetëm gjatë pesë viteve të fundit kanë arritur që të kenë 200 milionë euro të hyra.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, tha se shtetet mund të krijojnë buxhet të konsoliduar vetëm përmes zonave të lira ekonomike, edhe pse kjo formë nuk mbështet nga Bashkimi Evropian.

Sipas ish-ministres së Tregtisë dhe Industrisë stabiliteti ekonomik varte nga ai politik, raporton EO.

“Esenca e krijimit të shtetit për një buxhet të konsoliduar është krijimi i zonave të lira ekonomike. Bashkimi Evropian nuk i mbështet gjitha masat mbrojtëse për moskrijimi i zonave të lira ekonomike mendoj se është humbje për Kosovës në këtë dekadë”.

“Stabiliteti politik është prioriteti i parë në secilin vend nëse dështojmë të kemi stabilitet ekonomik duhet të kemi atë politik fatkeqësisht Kosova nuk e ka thjeshtësimin burokracisë dhe çështja më e rëndësishme ulja e informalitetit, reminltancat mbajnë peshën shumë të madhe të stabilitet social të Kosovës. Ende nuk ka një shumë të saktë të parave që hyjnë në Kosovë”.

Të ngjashme