Hamza premton rritje ekonomike 4 për qind në vitin 2018

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 12:32 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke iu përgjigjur deputetëve, ka deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2018 do të jetë rreth 4 për qind.

Ai tha se rritja ekonomike vjen nga remitencat, investimet e huaj dhe ato në sektorin privat.

“Vlerësimet e fundit të rritjes ekonomike për vitin 2018 do të jenë rreth 4 për qind. Në këtë rritje ndikon rritja e remitancave, rritja e investimeve të huaja dhe rritja e investimeve në sektorin privat”.

Për pensionet e veteranëve foli edhe një herë duke e  konsideruar këtë procesi si gabim.

“Procesi është nisur gabim sa i përket veteranëve njëherë është dashur të dihet numri dhe këtë e ka bërë qeveria e kaluar pa dashtë ti drejtohem askujt. Derisa të kryhet ri-kategorizimi ne jemi të obliguar ti ndajmë mjetet sipas ligjit bazik”.

Për autostradën e Gjilanit premtoi se nëse lidhet kontratat është në gjendje që t’i ndajë mjetet menjëherë.

Përfitimet nga autostradat Kosova është vendimi fundit ku po e kompleton infrastrukturën rrugore. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa infrastrukturë rrugore.

“Në ligjin për AKP ende nuk janë të inkorporuar komentet e FMN-së së që unë i kam pranuar para një jave dhe sigurisht që do t’i inkorporoj. Ju garantoj se nëse lidhet kontrata për rrugën e Gjilanit unë do ti ndaj mjetet e nevojshme kanë me qenë në çdo kohë në buxhet”.

Hamza: Me rishikimin e buxhetit synojmë zhvillim, pagesat për veteranët do të bëhen

Ministri i Financave, Bedri Hamza, derisa kërkoi që të miratohet projekt buxheti i vitit 2017 prej 1 miliard e 800 milionë eurosh, ka arsyetuar disa ndërhyrje që janë bërë në buxhet dhe që kanë pasur reagime të publikut.

Hamza, ka thënë se rishikimi i buxhetit për vitin 2017 siguron pagesat për veteranët e luftës së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka folur edhe për sigurimet shëndetësore ku thënë se shtyrja e tyre ka ndodhur për shkak se nuk janë kryer të gjitha procedurat ligjore.

“Nga data 1 korrik e këtij viti shtyhet mbledhja e fondeve deri në aprovimit dhe plotësim ndryshimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe kjo nuk ka ndodh. Mbledhja e fondeve nënkupton mbledhjen e mjeteve 3.5 për qind për punëdhënësi dhe 3.5 nga punëmarrësi”.

Ai ka thënë se autostradën  e Gjilanit e kanë vënë në një financim të qëndrueshme.

“Në momentin që krijohen parakushtet ligjore ne do ti përfshijmë në buxhet. Është debatuar autostrada për Gjilan. Ky projekt ka kaluar te organet që janë jashtë kompetencës së qeverisë”.

Të ngjashme