Hamza: Rritja ekonomike prej 4% s’është e mjaftueshme

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 09:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se prioritet e Qeverisë Haradinaj mbetet rritja e qëndrueshme ekonomike.

Sipas tij, kohët e fundit rreth rritja ekonomike ka arritur deri në 4%, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse Hamza tha se kjo është rritja më e larta në rajon, por që nuk është e mjaftueshme ngase ka shumë të rijë e femrat të papuna.

“Kohët e fundit rritja ekonomike ka arritur deri në 4%, kjo është rritja me e lartë në rajon. Ende nuk është e mjaftueshme, kemi nivel të lartë të papunësisë, sidomos tek të rinjtë dhe femrat”.

Ai thotë se vendi ka nevojë të kalojë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, duke përkrahur sektorin privat.

“Kemi nevojë të kalojmë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, e kjo mund të arrihet vetëm duke qenë bartës sektori privat”.

Këto komente ai i bëri  në  konferencën e nivelit të Lartë “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë”, “White Book 2018”, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Hamza u shpreh i bindur se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punoj në përmirësimin e mjedisit për të investitorët e huaj si bartëse e zhvillimit ekonomik.

“Vlera e rimburësimeve të TVSh pritet të rritet në 30 për qind. Fokusi ynë jonë në të ardhmen do të jetë ngritja e kualitetit tatimor. Përmes rishikimit të ligjit për Administratën Tatimore ne do ta modernizojmë adiministratën tatimore”.

“Fokusi ynë është që sa më shumë të kontribuojmë në mjedisin e sektorit privat. Ne si Qeveri jemi  shumë mirënjohës dhe do t’i marrim me seriozitet të gjitha rekomandimet që do të dalin nga ky publikim”.

“White Book 2018” do t’i dorëzohet Qeverisë dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë, raporton EO.

Ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.

Të ngjashme