Hamza: Shtetet e Bashkuara partner kyç për zhvillimin e Kosovës

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 12:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi ambasadorin Greg Delawie për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar gjatë tërë këtyre viteve nga Shtetet të Bashkuara të Amerikës, si partner kyç për zhvillimin e Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Financave.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin amerikan Greg Delawie, për prioritet e Qeverisë për periudhën e ardhshme dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjes së indikatorëve makro fiskal.

“Ne si Ministri e Financave kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe gjithëpërfshirës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, USAID-it dhe Thesarit Amerikan, sidomos në fushën e financave, makroekonomisë, Doganave, Administratës Tatimore,  dhe presim që ky  bashkëpunim të vazhdoj edhe më tej sepse është shumë i vlefshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën” u shpreh Ministri Hamza.

Të ngjashme