Haradinaj kërkon nga bordi i KEK-ut përkushtim për përfundimin e obligimeve që lidhen me Kosovën e Re

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 16:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Bordin e KEK-ut, menaxhmentin dhe anëtarët e tjerë të Komisionit teknik të Qeverisë.

Haradinaj ka kërkuar nga ata që të përkushtohen në përfundimin e detyrave me përgjegjësi në mënyrë që të përfundohen obligimet që lidhen me investimet për Kosovën e Re, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në ato etapat kur jemi të detyruar me vepru saktë dhe në kohë për obligimet tona që lidhen me investimet për Kosovën e Re. Ju kisha propozu ju që jeni kompetentë, që jeni të ngarkuar me përgjegjësi ta ndihmoni qeverinë e vendit me veprimet tuaja që punët për minierë të ndodhin në kohë dhe të na jepni këshillë për çkado në rastin e vendimeve”.

Të ngjashme