Haradinaj kërkon që të rinjtë të punësohen në bazë të kritereve, jo duke korruptuar dikë

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 10:26 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka bërë lansimin  e Strategjisë Sektoriale 2018-2022, si dhe lansimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj tha se kyçja e të rinjve në tregun e punës mbetet sfidë. Sipas tij, shumë të rinj besojnë se nuk mund te gjejnë një vend pune për shkak të aftësimit, por duke pas një parti ose duke e korruptuar dikë.

Prandaj ai kërkoi se të rinjve nuk duhet të mohohet kualiteti e ekspertiza që të kenë një vend pune.

“Qasja e të rinjve në tregun e punës jo vetëm si strategji, por është një prej problemeve që Kosova duhet të zgjidh. Plot të rinj besojnë se nuk mund te gjejnë një pune për shkak të aftësimit, por duke pas një parti, ose duke e korruptuar dikë”.

“Sot jam i gëzuar që ministra po e fillon zbatimin e strategjisë duke i kalkuluar veprimet dhe duke qenë aty për t’i matur rezultatet”.

“Kyçja e te rinjve në tregun e punës nuk ka me qenë e lehtë. Askush në çfarëdo situatë të mos mohon kualitetin, t’i lejojmë të rinjtë që kanë kualitet të kenë një vend pune”.

Ministri Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, tha se këto dokumente strategjike janë të rëndësishme dhe bëjnë pjesë në kuadër të agjendës evropiane për reforma ekonomike.

Ai u zotua se do të përmbushin të gjitha objektivat duke u fokusuar te aftësimi profesional i të rinjve, punësimi i një anëtari të familjes që nuk ka asnjë të punësuar e çështje të tjera më rëndësi.

“Ka qenë nevojë e ministrisë për hartimin e planit. E dimë që papunësia është problem i madh dhe punësimit është kushtuar vëmendje e veçantë”.

“Për dallim nga dokumentet e mëhershme, ofrojnë diçka të re, fokusi është te aftësimi profesional i të rinjve, punësimi i një anëtari të familjes që nuk ka asnjë të punësuar”.

“Ne zotohemi se të gjitha objektivat e synuara do t’i zbatojmë me përpikëri, disa prej tyre vetëm kanë filluar të zbatohen në praktikë. Ky është vetëm fillimi, na mbetet punë për të bërë”.

Ministri Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, kërkoi nga ministri Reçica që t’i jap më shumë hapësirë aftësimit profesional.

“Është mirë që po e shohim një strategji për punësim që s’ka qenë më herët. E kemi një program për 200 të rinj. Do të kërkoja nga ministri që ti jap më shumë hapësirë aftësimit profesional, investitorët kërkojnë aftësim profesional”.

Riccardo Serri, ushtrues detyre i udhëheqësit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se niveli i papunësisë në Kosovë është shqetësues.

Sipas tij, është me rëndësi që autoritet kosovare që bëjnë ndryshimin duke vënë prioritete, siç është edukimi i të rinjve, raporton EO.

“Është kënaqësi qe jemi këtu për të diskutuar për punësimin, është prioritet edhe për ne që të gjejmë zgjidhje. Këto dokumente adresohet çështja e punësimit dhe kjo është pjesë e agjendës tonë te reformës ekonomike. Nëse i shihni statistikat për punësim dhe papunësisë janë serioze, papunësia godet sidomos të rinjtë nga 15 deri në 24 vjet. Nëse e shohim normën e mosakivitetit të femrave është 80 për qind, kjo është brengosëse”.

“Në të kaluarën edhe tash kemi mbështetur financiarisht disa nga prioritet që janë të theksuar në raport, tani është me rëndësi të kuptojmë që kjo nuk mjafton. Është me rëndësi që autoritet kosovare që bëjnë ndryshimin duke vënë prioritete. Edukimi është çështje shumë e rëndësime, mbështesim idenë se investimi në të rinjtë dhe edukimin e tyre garanton një kthim”.

Të ngjashme