Haradinaj: Liberalizimi ndihmon zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 14:01 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë Berat Rukiqit, i zgjedhur javën e shkuar më krye të Odës Ekonomike.

Gjatë takimit me të, Kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme bizneseve dhe prodhuesve, në mënyrë që Kosovë  të rritet ekonomikisht.

“Ne, si Qeveri e vendit, e konsiderojmë Odën Ekonomike partner dhe jemi të hapur të propozojmë dhe t’iu ndihmojmë bizneseve dhe prodhueseve që Kosova të lëvizë përpara në rritjen ekonomike”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, liberalizimi i vizave mundëson qarkullimin lirshëm të mallrave.

“Liberalizimi ndihmon në qarkullimin e mallrave dhe transportin e tyre të cilat kanë peshë në zhvillimin ekonomik”, pohoi Haradinaj,

Haradinaj përmendi edhe zonat ekonomike, të cilat shpreson se do të reflektojnë në ekonominë e vendit.

“Qeveria e Kosovës ka iniciativë dhe po bën diçka, nuk po rrimë, po bëjmë zona ekonomike të vendit dhe disa prej tyre janë tepër me rëndësi siç është parku i biznesit në Prizren, zona amerikane në Gjakovë”, tha Haradinaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se me Haradinajn biseduan për partneritetin që do të vazhdojë dhe mundësitë që Qeveria do t’i ofrojë në trajtimin e problemeve dhe sfidave.

“Haradinaj gjithmonë në çdo cilësi tjetër ka qenë aleat i biznesit që t’i dëgjojë propozimet dhe të propozojë aty ku ka mundësi që të kemi partneritet edhe pas këtyre lëvizjeve politike që kanë qenë, është koha që të merremi me Ekonomi dhe me këtë zotim besoj që në të ardhmen do të kemi mbështetjen e kryeministrit”, tha Rukiqi.

Haradinaj ka vazhduar takimet edhe me bizneset,  ku u premtoi që Qeveria do të jetë e gatshme të jetë përherë partner me bizneset kosovare, raporton Ekonomia Online.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 5 people, indoor

Të ngjashme