Haradinaj në Këshillin Ministror të Energjisë: Do t’i zbatojmë me kohë obligimet e MSA-së

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 15:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se qeveria që ai drejton do të zbatojë më kohë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, raporton Ekonomia Online.

Sipas kreut të ekzekutivit agjenda e Kosovës për implementimin e kësaj marrëveshje është në harmonizim me agjendën e Komitetit të energjisë.

“Agjenda e Kosovës për implementimin e MSA-së është e harmonizuar edhe me agjendën e komitetit të energjisë për sektorin e energjisë, një nga prioritetet kryesore e qeverisë që drejtojë është zbatimi në kohë i obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje”.

Këto komente i pari i qeverisë i bëri në Këshillin e 15-të Ministror të Komunitetit të Energjisë.

Haradinaj këtu foli edhe për sfidat që po ballafaqohet Kosova në sektorin e energjisë, duke iu referuar mosfunksionimit të linjës interkonjeksionit 400 KW Kosovë-Shqipëri.

Interkonjeksioni mes dy shteteve  ende nuk është vënë në punë për shkak të pengesave të ardhura nga Serbia, pasi kërkon që kjo linjë të menaxhohet nga operatori serb EMS.

“Kosova është e pacaktuar në kapacitetet e veta të ketë rol aktiv në hartimin e politikave të tregut për energji elektrike edhe në zbatimin e vendimeve të këshillit. Sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Kosova duke qenë e kufizuar me menaxhimin e rrjedhave të energjisë në tregun rajonal dhe mosfunksionalizimi të linjës 400 KW Kosovë-Shqipëri duhet t’i gjejmë zgjidhje me kontributin e të gjithëve”.

“Suksesi i formimit të energjisë është parakusht dhe garancë për integrimin e tregjeve tjera në kuadër të procesit të Berlinit, sigurisht që për të arritur deri aty na duhet vullnet dhe duhet që të gjithë të kemi përfitim që sjell tregu i përbashkët si dhe eliminimin e të gjitha barrierave që vendosen në proces”.

Christofer Jones, përfaqësues i Komisionit Evropian tha se investimet në energji në vitin 2015 kanë qenë 300 miliardë euro me shumë sesa në vitin 2004.

“Jetojmë në një botë që është në evolucion të vazhdueshëm, komuniteti i energjisë e ka aftësinë me ec nëpër dinamika. Ky tranzicion i energjisë nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e planetit, rritja e këtyre zhvillimeve është shumë e rëndësishme, 300 miliardë euro investime janë bërë në energji në vitin 2015 më shumë sesa në vitin 2004”.

Ai më tej shtoi se BE tash është e përqëndruar të mbështes burime tjera të energjisë, raporton EO.

“BE është i angazhuar të mbështet këtë rajon në këtë sfidë. BE tash është përqendruar në financimin e energjisë dhe hidrocentrale dhe burime tjera të energjisë. Sot po lansojmë një proces që mban komitetin e energjisë të përditësuar dhe  siguron që komiteti i energjisë të jetë motor i prosperitetit në rajon. Presim që viti 2018 të jetë vit vendimtar siç ka qenë viti i juaj kryeministër”.

Këshilli i 15-të Ministror i Komunitetit të Energjisë, mbledh ministrat përgjegjës për energji të nëntë Palëve Kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina dhe Bashkimin Evropian.

TKE-së në këtë sesion do të ketë në fokus zhvillimet e përgjithshme të politikave të energjisë, legjislacionin e ri evropian për energjinë, raportin vjetor për aktivitetet e TKE-së dhe buxhetin për vitin 2018-2019. Në fund të takimit Këshilli do të dalë me konkluza. Me këtë rast, Kosova do të dorëzojë kryesimin e TKE-së te kryesuesja e radhës Maqedonia

Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që bashkon vendet nënshkruese te traktatit te komunitetit te energjisë  dhe  Komisionin Evropian  me qëllim që të ndihmojë në procesin e reformave në energji, konform legjislacionit evropian dhe mbështetjen e procesit me synim të krijimit të një tregu të përbashkët regjional për energjinë si dhe integrimin e tij në tregun pan-Evropian të energjisë.

Të ngjashme