Haradinaj për Zonën e Lirë Ekonomike Amerikane: Të mos bëjmë veprime të improvizuara

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 09:55 | Nga Besjana Barajmi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradonaj kërkoi nga ministrat përkushtim pas vendimit për bërjen e Zonës së Lirë Ekonomike Amerikane, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar nga vartësit e tij të përshpejtojnë këtë proces duke mos bërë sic tha ai, veprime të improvizuara, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në përgatitje të një vendimi për një zonë të lirë ekonomike amerikane. Ata që janë të përfshirë në këto tema i dinë detyrat e veta”.

“Është e rëndësishme që Kosova ka bërë një Zonë të Lirë Amerikane. Ju lus ta përshpejtoni, të mos bëjmë veprime të improvizuara”.

Ndërkaq ai shprehi shqetësimin edhe për rrëshqitjen  e dheut në autostradën Han i Elezit-Shkup

“Është një situatë e ndjeshme me rrëshqitjen e dheut në magjistrale Han i Elezit- Shkup. A është bërë diçka lidhur me sanimin e këtij problemi”, tha ai.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se gjendja do të sanohet brenda muajit.

“Sa i përket këtij segmenti kemi ndërmarrë veprim të ndërpres së qarkullimit për shkak të ruajtjes së sigurisë. Ne kemi bërë shpuarjen gjeologjike dhe besoj qe brenda muajit do të hiqet sasia e dheut dhe do të vazhdoj e lirë qarkullimi”.

“Sa i përket rrëshqitjes së dheut nuk janë bërë matjet e duhura në asnjë kohë, ne kemi bërë veprimet e duhura dhe do të bëhet zgjidhje e përhershme. Nuk është vetëm ky segment ka edhe shumë tjera por ne po veprojmë me kohë”.

Të ngjashme