Haradinaj: Të shtohet kontrolli i produkteve të importuara, etiketimi të jetë edhe në shqip

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 09:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që të shtohet kontrolli për mallrat që hyjnë në Kosovë, kjo për shkak të impaktit direkt në jetën e qytetarëve.

Ai madje ka shprehur dyshime se i përket kontrolleve që u bëhen mallrave të importuara, raporton Ekonomia Online.

“…analiza e produkteve ushqimore , a janë analiza të vërteta, kontrolli i shtuar është garanci e ushqimit që hyn në Kosovë”.

Haradinaj ka kërkuar që edhe etiketimi i mallrave të importuara të jetë në shqip, raporton EO.

“Shumica nuk e kanë gjuhën shqipe etiketimin dhe konsumatori nuk din se çfarë po blen, madje kjo edhe në barna nuk e dinë se çka është sepse gjuha shqipe mungon tek medikamentet”.

Të ngjashme