Hiqet sërish nga rendi i ditës Projektligji për buxhetin, opozita lëshon mbledhjen

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 12:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka hequr përsëri nga rëndi i ditës Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2017.

Kryetari i këtij komisioni, Naser Osmani, ka deklaruar së partnerët e koalicionit ende nuk kanë qëndrim dhe platformë të përbashkët sa i përket buxhetit, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e sotme të komisionit nuk ka marrë pjesë deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj.

Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk ka arsye të mbahet mbledhja e këtij Komisioni, pasi është hequr nga rendi i ditës Projektligji për buxhetin.

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën, ka thënë se deputetët e partive në pushtet nuk janë të interesuar për buxhetpor sipas tij të bëjnë fushatë në Drenas.

“Një pjesë e tyre mund të jenë në Drenas, sepse atje kanë zbarkuar të gjithë, andaj veç ju themi rruga e mbarë”, ka thënë Hoti.

Kjo është hera e katërtë që Komisioni për Buxhet dhe Financa e heq nga rendi i ditës, Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2017.

Të ngjashme