Hotelet në Kosovë shfrytëzojnë vetëm 12.71 % të kapaciteteve

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 15:04 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2017.

Në tremujorin e tretë të vitit 2017 (TM3 2017) pjesë e anketës kanë qenë 137 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj.

Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 12.71%.

Në TM3 2017, numri i vizitorëve ishte 34 625 vizitorë, prej tyre 28.12% ishin vizitorë vendorë dhe 71.88% ishin vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM3 2017 ishte 56 816 bujtje, prej tyre 22.84 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 77.16% janë nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 18 742 vizitorë dhe 28 524 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë. Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme