Hoti: Pakoja 2.0 i bën të barabarta bizneset kosovare me rajonin

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 13:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti në një konferencë për media ka prezantuar 22 masat që e përbëjnë Pakon Fiskale 2.0, raporton Ekonomia Online.

Sipas Hoti, Pako Fiskale 2.0 i bën të barabarta bizneset kosovare me rajonin.

“Kjo pako e ngrit ambientin për biznes në një nivel tjetër dhe është një momentum i ri. Janë 22 masa, është lista masave, lista e veprimeve ligjore. Është caktuar institucioni ligjor për institucionin që do të përgatit veprimet për realizimin e një mase. Kjo pako i bënë të barabartë bizneset kosovare me ato të rajonit”, u shpreh ministri në detyrë i Financave.

Hoti ka thënë se kjo pako do të ketë implikime në buxhet, por ato mjete do të kthehen duke gjeneruar aktivitetin ekonomik që do të sjellë kjo pako.

Hoti nuk e la pa folur edhe për Pakon Fiskale 1, që sipas tij ka bërë që kushte e të bërit biznes të përmirësohen dukshëm, raporton EO.

“Pakoja Fiskale 1 ka bërë që kushtet për të bërit biznes ka bërë që të përmirësohen dukshëm. Këto masa i kompletojnë masat e pakos fiskale 1”, tha Hoti.

Ministri i Financave ka prezantuar një nga një të gjitha masat që përbëjnë Pakon Fiskale 2.0.

Të ngjashme