KOSTT ka 2 milionë e 500 mijë euro borxh për 3 muaj

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 13:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Operatori i Sistemit,Transmisionit dhe Tregut për tre muaj ka akumuluar rreth 2 milionë e 500 mijë euro borxh.

Kështu është bërë e ditur në komisionin për Zhvillim Ekonomik, në prezantimin e raportit për vitin 2017 të KOSTT-tt.

Megjithatë Gani Jashari, kryesues i takimeve të bordit të KOSTT-it, bëri të ditur se KOSTT ka pasur një performancë të mirë teknike dhe se gjatë vitit 2017 kanë arritur synimet e caktuara.

“KOSTT ka pasë një performancë shumë të mirë teknike. Gjatë vitit 2017 KOSTT ka arritur caqet”.

Ndërsa Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala, tha se raporti i auditorit nuk ka pasur asnjë të gjetur negative.

“Raporti ka dalë pa asnjë të gjetur negative. Ne në këtë vit kemi bërë edhe politikën e nivelimit të pagave konform pozitave që janë në KOSTT. Të gjitha punësimet kanë ndodhur konform konkurseve të hapura dhe ligjeve të punësimet”, theksoi Shala.

Në anën tjetër, anëtarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Hykmete Bajrami, kërkoi detaje lidhur me shpërndarjen e bonuseve  si dhe për pagat në KOSTT.

“Shpërndarja e bonusit të anëtarëve të bordit, kisha dashur që në cilin ligj jeni bazuar kur e keni marrë këtë vendim dhe cilat ka qenë pjesa e performanca që i keni shpërndarë ato bonuse që, nëse nuk gaboj, janë 4000 deri në 5000 euro. Kisha dashur ta di se cila është paga më e ulët dhe më e lartë në KOSTT”.

I gjendur në një situatë të palakmueshme, Shala dha disa shifra dhe foli edhe për pagën më të vogël, që është 500 euro për punëtorët e higjienës.

“Paga më e lartë e kryeshefit ekzekutiv është mbi 2500 euro. Paga më e ulët është diku e punëtorëve të higjienës rreth 500 euro”.

Në fund, përveç Hykmete Bajramit e cila votoi kundër, komisioni miratoi raportin e KOSTT-it.

Të ngjashme