Imeri: Asistenca e FMN-së ndihmon në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 13:51 | Nga

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim ekspertet e angazhuar, pjesë të misionit të          FMN-së, të cilët gjatë pjesës së dytë të muajit Nëntor 2017 kanë ofruar asistencën e nevojshme teknike për analizën e të dhënave në përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore.

Drejtori Imeri, falënderoj ekspertet e këtij misioni për mbështetjen e dhënë në fushën e menaxhimit të rrezikut, si fushë tejet e ndieshme në ATK, për të cilën asistenca e FMN-së për gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë frytdhënëse.

Objektivi specifik i kësaj vizite ishte që të ofrojë asistencë teknike në zhvillimin e kapaciteteve profesionale për përdorimin e analizës së të dhënave për forcimin e praktikave të menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes në ATK. Kjo vizitë është zhvilluar krahas misionit të fundit të FMN-së në ATK, me fokus të veçantë në raportimin mbi përmbushjen tatimore dhe planifikimin e punës së Divizionit për Menaxhimin e Rrezikut.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencës Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme