Importi ‘‘hanë’’ paranë e gatshme të Kosovës

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 09:53 | Nga

Edhe pse kanë kaluar 17 vjet që nga përfundimi i luftës, bilanci tregtar ende s’ka arritur të bjerë në binar pasi, sipas shifrave zyrtare, edhe këtë vit hendeku në mes të eksportit dhe importi ka qenë i lartë.

Vetëm për 11 muaj janë importuar mallra me vlerë prej 2.2 miliardë eurosh, ndërsa janë eksportuar mallra nën vlerën e 300 milionë eurove.

Edhe ky vit është përcjellë me hendek të lartë në mes të importit dhe eksportit, pasi nga janari i e deri më 15 nëntor 2016 janë importuar mallra me vlerë 2.2 miliardë euro, ndërsa janë eksportuar mallra me vlerë nën 300 milionë euro.

Njohësit e çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj dhe Valdrin Dervishaj, kanë deklaruar se kjo disbalancë tregtare tregon për një jostabilitet ekonomik, largim nga tregu i bizneseve vendore, stimulim i hapjes së bizneseve tregtare dhe anashkalim i bizneseve prodhuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme