Inkubatori i Biznesit në Bernicë i jepet në shfrytëzim për 5 vjet STIKK-së

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 14:23 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është nënshkruar marrëveshja për dhënie në shfrytëzim të Inkubatorit të Biznesit ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Industrisë (MTI) me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat.

Marrëveshja i jep STIKK-ut në shfrytëzimin e objektin e Institutit të Ndërtimit në një afat 5-vjeçar me mundësi vazhdimi, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e STIKK, Vjollca Çavolli, tha se ka qenë një rrugëtim mjaft i gjatë deri sa kanë ardhur në këtë pikë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Ajo tha  se finalizimi i saj e ka bërë që të pendohet për deklaratën e lëshuar kohë më parë  ku kishte thënë se Qeveria jonë nuk ka memorie institucionale.

“Para tre viteve kemi nisur me idenë që na nevojitet një park teknologjik dhe të kishim një inkubator biznesi për start up dhe krahas saj nevojiten kompani të ndryshme që do të ndanin përvojat. Kemi bërë një punë shumë të mirë, kompanitë janë ato që kanë mundësuar me e ndryshu bilancin në mes të eksportit dhe importit”.

“Kompanitë tona eksportojnë mjaft por synimi jonë është që të bëhet edhe më shumë. Ne dëshirojmë eksport të shërbimeve që paratë ti kthejmë në Kosovë. Kjo do të mundësonte që të rinjtë tanë të mos dalin jashtë vendit por të kenë hapësirë që të mund të punojnë në vend. Unë e pranoj që kam thënë qe qeveritë tona nuk kanë memorie institucionale dhe sot po them që kam gabuar se kjo po e  dëshmon se ato kanë memorie institucionale”.

Ndërkaq ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se ka marrë përsipër financimin dhe rregullimin e objektit ku do të veprojë STIKK.

“Ne si ministri e Zhvillimit Ekonomik  e kemi ndarë një buxhet prej 300 mijë euro për rregullimin e interierit të brendshëm dhe në bashkëpunim me GIZ – in do të rregullohet edhe inventari i objektit. Unë personalisht  i kam marrë dy zotime, financimin dhe rregullimin e objektit. Për ne Teknologjia Informative është  shumë më rëndësi sepse tri viteve të fundit eksportet janë rritur. Nëse vazhdojnë këto trende për ne kupton zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.

Ndërsa ministri i Arsimit tha se ngjarja e sotshme nënkupton një ndryshim të qasjes së institucioneve karshi sektorit publik. Nënshkrimin e marrëveshjes e  quajti të veçantë derisa u shpreh i gatshëm të jap kontributin e ministrisë që ai drejton

“Sot është një takim me rëndësi ku nënkupton një ndryshim të qasjes së sektorit publik në atë privat dhe në avancimin e ndërmarrësish dhe zhvillimit ekonomik. Konsideroj që nënshkrimi i marrëveshjes është një hap i veçantë. Nëse e shohim këtë fushë ne jemi të gatshëm që në çdo aspekt ti ndihmojmë të rinjtë tanë në fushën informative dhe pse jo edhe në fushën shkencore. Një ditë më parë kemi nënshkruar marrëveshje me shtetet e rajonit për themelimin e një qendre hulumtuese shkencore. Kjo tregon që të rinjtë tanë kanë një perspektivë të re. Ne shprehim gatishmërinë  që ky projekt të jap frytet e veta”, deklaroi Bytyqi.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes  ishte zëvendësministri Fatmir Limaj, i cili tha se kjo e tregon përkushtimin që ka qeveria ndaj zhvillimit të vendit.

“Kjo tregon se prioritet tona që janë në shërbim të vendit tonë Qeveria i vazhdon, i shtyn përpara. Shpresoj se ky objekt do të jetë në shfrytëzim të plotë të kësaj shoqate dhe se talentet tonë do t’i kenë kushtet të punojnë. Presim që nga ky objekt të dalin sa më shumë talent sipërmarrës të këtij sektori”, theksoi Limaj.

Ministri i MTI-së Bajram Hasani tha se do të bëjnë gjithçka që të rrisin sektorin e teknologjisë së informacionit në Kosovë.

“Fillimisht do të nënshkruajmë një kontratë 5 vjeçare me mundësi vazhdimi. Natyrisht inkubatori i biznesit ka për synim ndihmën dhe zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë, veçanërisht sektorin privat. Sot po bëjmë një hap tutje për të kontribuar në krijimin e bizneseve”, tha ai.

Të ngjashme