Investitorë amerikanë të gatshëm për të investuar në sektorin bankar në Kosovë

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 16:20 | Nga

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me datë 10 prill 2018 priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare me seli në ShBA, të kryesuar nga Presidenti Nazar Mehmeti, Sekretari i Përgjithshëm Ismet Smajli dhe Drejtorin Naim Dedushaj.

Mehmeti falënderoi delegacionin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në ShBA për interesimin e tyre në sistemin financiar në Kosovë dhe i informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Republikën e Kosovës dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar.

Gjithashtu, Mehmeti theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon ta jap për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe që të hyrat nga diaspora të transformohen nga konsumi në investime që do kontribuonin direkt në zhvillim ekonomik të Kosovës.

Në takimin e zhvilluar u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Republikës së Kosovës, ku përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga ShBA shprehën gatishmërinë për fillimin e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë.

Mehmeti mirëpriti një iniciativë të tillë dhe informoi përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme