BE-ja financon 16 projekte me 78 milionë euro

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 15:16 | Nga

Zëvendës Ministrja Anila Statovci Demaj, prezantoi para Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për Instrumentin e Para Anëtarësimit (IPA) 2015.

Marrëveshja Financiare për Instrumentin e Para Anëtarësimit (IPA) 2015 është përgatitur dhe paraprakisht pajtuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, me qëllim të financimit të 16 projekteve në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e BE-së dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës. Programi për herë të parë është bazuar në qasjen e re të përkrahjes për sektorë në kuadër të IPA 2, dhe me këtë rast është fokusuar në tre sektorë kryesorë:

– Sundimi i ligjit,
– Energjia, dhe
– Bujqësia dhe zhvillimi rural.

Përveç këtyre sektorëve, si përkrahje më horizontale, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian dhe përafrimi ligjor me BE-në, si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas shqyrtimit të sotëm, Projektligji do të dërgohet për shqyrtim në seancë plenare të Kuvendit të Republike së Kosovës.

unnamed-7 unnamed-8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme