KEK-u eliminon jashtëligjshëm një operator ekonomik

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 09:10 | Nga

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka eliminuar nga gara në shpërputhje ligjore një operator ekonomik në tenderin për “Furnizim me gypa pa tegel”.

Këtë vendim të KEK-ut e ka hedhur poshtë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe të njëjtin aktivitet të prokurimit e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Paneli shqyrtues ka vlerësuar se tejkalimi i buxhetit nga operatori ekonomik ankues nuk ka qenë arsye e eliminimit nga ky tender.

“Lidhur me pretendimet e OE-së ankues se është eliminuar pa të drejtë në lidhje me “kërkesat mbi mundësitë teknike dhe /ose profesionale”, Paneli shqyrtues sqaron se AK-ja ka kërkuar që OE-të pjesëmarrëse të dorëzojnë dëshmitë si vijon: Katalogë/pjesë të katalogut apo prezantime grafike (vizatimet) dhe/ose fotografi të produkteve për furnizim, bashkangjitur përshkrimeve teknike detale për artikuj që ofertoni”, thuhet në arsyetimin e vendimit të OSHP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme