KEK-u lëshon në prodhim edhe Bllokun B2

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 17:07 | Nga

Koorporata Energjetike e Kosovës, mbrëmë pas mesnatës ka lëshuar në prodhim edhe “Bllokun B2” të termocentralit “Kosovës B” i cili po prodhon 260 MW energji elektrike.

Në një njoftim për media të kësaj koorporate theksohet se falë një dinamike të madhe të punës dhe përkushtimit të gjithë punëtorëve të Korporatës, në kohë rekord po arrihet të kthehen në punë të gjitha njësitë pasi një gjë e tillë u mundësua falë një bashkëpunimi të mirë me të gjithë akterët, Qeverinë dhe institucionet tjera për të arritur marrëveshjen për zhvendosje të banorëve të fshatit Shipitullë.

“Pas arritjes se marrëveshjes për zhvendosje të banorëve nga fshati Shipitullë, konkretisht ata të lagjes Mirena, tashme kemi filluar me mihjen e dheut dhe vetëm brenda dy ditë kemi arritur të largojmë mbi 50,000 metra kub djerrinë nga kjo mihje. Kurse sa i përket kapaciteteve prodhuese, aktualisht është duke u prodhuar energji elektrike nga dy blloqe të termocentralit “Kosova B” dhe një i bllok i termocentralit “Kosovës A”.

“Siç e kemi paralajmëruar sot është kthyer në prodhim edhe “Blloku B2” i “Kosovës B” i cili ka kapacitete prodhuese rreth 270 MW/h. Më këtë dinamikë të punës do të japim maksimumin që në muajt e parë të vitit që po hyjmë të kthejmë në operim të gjitha njësitë prodhuese dhe të arrijmë maksimumin që e përballojnë kapacitetet tona prodhuese e që shkon deri në 780 MW/h”, ka thënë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme