KEK-u mobilizohet për stabilitet energjetik në ditët festive

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 17:58 | Nga

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thotë se po bën maksimumin që qytetarët e vendit të kenë energji elektrike të mjaftueshme gjatë ditëve festive të ndrrimit të motmoteve., përkundër sfidave të shumta tashmë të njohura edhe nga opinioni publik.

“Mobilizimi i gjerë në të gjitha divizionet e korporatës po jep rezultate pozitive, madje ka tejkaluar edhe parashikimet si në prodhim të energjisë elektrike poashtu edhe ne prodhimin e thëngjillit dhe largimin e djerrinës”, thuhet në një komunikatë të KEK-ut.

“Falë angazhimit maksimal të menaxhmentit dhe punëtorëve të KEK-ut në ditën e parë të vitit të ri 2018, blloku A-4 ka arritur te prodhojë afër 160 MW/h duke tejkaluar parashikimet për 30 MW/h. Njëkohësishtë edhe dy blloqet e Kosovës B kanë arritur të prodhojnë deri në 290 MW/h, secila, apo 60 MW/h më shumë se sa ka qenë planifikimi. Prandaj, nëse prodhimi vazhdon me këtë trend, KEK do të arrijë prodhimin në afër 18000 MW/h në ditë, apo mbi 2000 MW/h në ditë më shumë se sa ka qenë planifikimi”.

KEK-u sqaron se kësaj i ka paraprirë edhe furnizimi i dy termocentraleve me thëngjill nga Divizioni i Prodhimit të Qymyrit. “Vetëm gjatë ndërrimit të parë jane prodhuar 8400 tonë qymyr, ndërsa jane larguar 10270 m3 djerrinë”.

KEK-u thotë se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që qytetarët e vendit të kenë energji elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme