BE kërkon që Zagrebi t’i respektojë marrëveshjet tregtare me Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 11:18 | Nga

Të gjitha palët duhet t’i respektojnë obligimet nga marrëveshjet e stabilizim-asociimit midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi Komisioni Evropian lidhur me kontestin tregtar midis Kroacisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor rreth produkteve bujqësore.

“Komisioni Evropian akoma nuk e ka marrë letrën e ministrave të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët kërkojnë që Eurokomisioni të intervenojë në kontestin e tyre tregtar me Kroacinë, megjithatë qëndrimi i BE-së është se të dyja palët duhet t’i respektojnë obligimet prej marrëveshjeve për stabilizim dhe asociim midis BE-së dhe vendeve të rajonit”, kumtoi burimi diplomatik nga Brukseli.

Reagimi i Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi pasoi pasi Ministria kroate e Bujqësisë muajin e kaluar vendosi rregullore të re me të cilën rriten kontrollet fitosanitare të frutave dhe perimeve të importuara nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së dhe e rriti kompensimin për kontrolle inspektuese prej 90 në 2.000 kuna (prej 12 në 270 euro).

Ministrat e Bujqësisë së katër vendeve ballkanike dje patën takim në Sarajevë në të cilin kërkuan që Zagrebi urgjentisht ta tërheq këtë rregullore dhe t’i përshtasë çmimet e veta për kontroll inspektues me çmimin mesatar në vendet anëtare të BE-së dhe apeloi që Unioni të kyçet në tejkalimin e kontestit.

Katër vendet paralajmëruan edhe nëse Zagrebi nuk e tërheq vendimin për rritjen për 22-fish të çmimeve të inspeksioneve, ata do të ndërmarrin masa reciproke ndaj Kroacisë.

Sipas burimeve diplomatike në selinë e BE-së, Komisioni Evropian është në kontakt me përfaqësuesit e palëve të involvuara në kontest dhe “për momentin e vlerëson gjendjen e sapokrijuar”, duke kontrolluar nëse masat e reja kroate janë në pajtim me obligimet e marrëveshjes për stabilizim dhe asociim.

Burimi i njëjtë apelon deri tek palët në kontest që të manifestojnë përmbajtje dhe t’i shmangen “përshkallëzimit të gjendjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme