10 thënie motivuese nga themeluesi i Facebookut

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 23:33 | Nga

Nga Mark Zuckerberg, fytyra e medias sociale, kemi shumë gjëra për të mësuar. Në moshën 23-vjeçare, ai lansoi Facebookun nga dhoma e tij në Harvard. Ai që ishte një rrjet i thjeshtë shoqëror është shndërruar në një platformë e cila lidh më shumë se 1 miliard njerëz rreth botës.

Ai është emëruar nga Time’s si njëri prej 100 “njerëzve më me ndikim në botë” , ai është njëri prej njerëzve më të pasur në planet dhe ai përdor suksesin e tij për të ndihmuar të tjerët.

Me shoqatën Chan Zuckerberg të cilën ai e lansoi me gruan e tij, themeluesi i Facebook fokuson përpjekjet e tij për të zbuluar mënyra që të ketë ndikim pozitiv në botë (Disa njerëz madje po mendojnë se ai do të jetë presidenti i ardhshëm).

Për të festuar ditëlindjen e tij të 34-të, shikoni këto 10 thënie të Zuckerberg për ndërmarrësinë, punën e rëndë dhe rreziqet.

  1. Për rreziqet

‘’Në një botë e cila po ndryshon shumë shpejtë, strategjia e vetme e cila është e garantuar për dështim është mos ndërmarja e rreziqeve’’.

  1. Për motivimin

‘’Lëvizni shpejtë dhe theni gjëra. Nëse nuk po theni gjëra, nuk jeni duke lëvizur mjaftueshëm shpejtë’’.

  1. Për punën e rëndë

‘’Njerëzit mund të jenë shumë të zgjuar ose mund të kenë aftësi të cilat mund të përdoren, por nëse nuk besojnë në to, atëherë ata nuk do të bëjnë punë të rëndë’’.

  1. Për ndërmarrësinë

‘’Ndërmarrësia ka të bëjë me krijimin e ndryshimeve, jo vetëm me kompani’’.

  1. Për suksesin

‘’Pyetja që ia bëj vetes çdo ditë është, ‘A po bëj gjënë më të rëndësishme të cilën duhet t’a bëj’’?

  1. Për fillimet

‘’Ndërtimi i misionit dhe ndërtimi i biznesit shkojnë së bashku’’.

  1. Për udhëheqjen

‘’Nëse dëshironi të krijoni diçka të mrekullueshme, duhet të fokusoheni në atë se cili është ndryshimi që dëshironi të bëni në botë’’.

  1. Për bashkëpunimin

‘’Kur shikoni gjërat më të mëdha që bëhen në botë, ato nuk bëhen nga një person i vetëm, kështu që ju duhet të krijoni një ekip’’.

  1. Për pasionin

‘’Nëse punoni vetëm në gjërat të cilat i pëlqeni dhe për të cilat jeni pasionanatë, nuk keni nevojë të keni një plan se si do të bëhen gjërat’’.

  1. Për suksesin

‘’Gjëja më e rëndësishme që ndërmarrësit duhet të bëjnë është të zgjedhin diçka e cila ju intereson, të punojnë në të, por mos t’a shndërrojnë atë në një kompani deri sa të funksionojë me të vërtetë’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme