12 gratë ndërmarrëse që duhet t’i njihni

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Motivohuni nga storiet e këtyre pionereve.

Aktivistja Marian Wright Edelman ka thënë: “Nuk mund të jeni ajo që nuk e shihni’’.

Përderisa vëzhguam Ditën Ndërkombëtare Të Gruas dhe festuam Muajin e Historisë së Grave, këtu janë disa gra ndërmarrëse të cilat kanë pasur ndikim të madh në botën e biznesit.

Bridget ‘’Biddy’’Mason (1818-1891)

Mason bleu pjesën e saj të parë të tokës në Los Angeles kur ishte 48 vjeçare. Njëmbëdhjetë vite më parë ajo ishte skllave. Në fundin e jetës së saj, mamia dhe infermierja kishte një rrjet me vlerë 300,000 dollarë, e cila do të ishte afër 6 milionë dollarë në vitin 2017.

Louise Blanchard Bethune(1856-1913)

Bethune ishte arkitektja e parë profesioniste në Shtetet e Bashkuara. Ajo themeloi firmën Bethune, Bethune & Fuchs me burrin e saj. Bethune është përgjegjëse për dizajnin e Lafayette Hotel në Buffalo, New York.

Madam CJ Walker (1867-1919)

Kur Walker, ishte 20-vjeçare, humbi bashkëshortin e saj. Vejusha e re u shpërngul nga Louisiana në St.Louis për të fituar jetesën si rrobalarëse. E inspiruar nga kërkimet e saj për trajtimin e rënies së flokëve të saj, ajo krijoi një seri të produkteve të flokëve për gratë me ngjyrë: ‘’Sistemin Walker’’. Suksesi i produkteve të saj e bëri atë gruan e parë milionere me ngjyrë në Amerikë. Ajo ishte folëse, filantrope dhe figurë shembull në Harlem Renaissance.

Estee Lauder (1906-2004)

Lauder, shiti produkte të bukurisë të cilat i bënte vetë kur ishte adoleshente. Marka e saj, e cila ekziston edhe sot është firma mëmë e kompanive të tjera të njohura kozmetike si Clinique dhe Mac, të cilat u lansuan në vitin 1946 nga Lauder dhe burri i saj Joseph. Dyshja kaloi nga bërja e produkteve në kuzhinë në një restaurant në New York City të cilin e shndërruan në një fabrikë shitjesh në Saks Fifth Avenue. Pas më shumë se 50 viteve në biznes në fillim të shekullit të 21, Estee Lauder shiti 50 përqind të produkteve të bukurisë në Shtetet e Bashkuara.

Ruth Handler (1916-2002)

Handler bashkëthemeloi, së bashku me burrin e saj Elliot, gjigantin e lodrave Mattel. Biznesmenja ishte shpikësja e kukullës Barbie, e emëruar për shkak të vajzës së saj Barbara. Handler nuk pati ndikim vetëm në kulturën popullore. Pasi e la Mattel në vitin 1970, e mbijetuara nga kanceri i gjirit lansoi një linjë të protezave për gratë, që si ajo, kishin hequr gjirin.

Ruth Fertel (1927-2002)

Në vitin 1965, Ruth Fertel ishte e punësuar si teknike e laboratorit në Tulane University’s School of Medicine. Ajo pa një reklamë të një restoranti që ishte në shitje dhe pa përvojë të mëparshme të industrisë së ushqimit, nëna e divorcuar e dy fëmijëve filloi atë të cilën e shndërroi në perandori. Kur Fertel vdiq në vitin 2002 në moshën 75 vjeçare, kishte 82 restaurante nëpër gjithë botën, duke sjellur 328 milion dollarë të ardhura në vit.

Yoshiko Shinohara (1934- )

Ekzekutuesja 83-vjeçare është femra e parë miliardere në Japoni. Pas divorcit të saj në vitin 1970, Shinohara lansoi një agjensi nga apartamenti i saj. Sot, ky biznes punëson afërsisht 5,000 njerëz nga e gjithë botë dhe bën shitje vjetore rreth 3 miliardë.

Martha Stewart (1941-)

Ajo ndërtoi perandori duke dekoruar shtëpitë. Ish-modelja dhe shitblerësja e aksioneve është themeluesja e Martha Stewart Living OmniMedia, e cila merret me librat e saj më të shitur, revistat dhe serialet televizive. Ajo gjithashtu mbikëqyr American Made Awards, i cili kërkon të theksojë bizneset më të mira të vogla me bazë në Shtetet e Bashkuara të cilat kanë karakter të bërë vetë.

Sheila Johnson (1949-)

Johnson është bashkëthemeluesja e Black Entertainment Television ( BET) dhe bashkëpronare e tri ekipeve profesionale në NHL, NBA dhe ËNBA, the Washington Capitals, the Washington Wizards dhe Washington Mystics. Ajo është gjithashtu themeluesja dhe kryeshefja ekzekutive e Salamander Hotels and Resorts edhe ishte gruaja e parë miliardere me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara.

Oprah Winfrey (1954-)

Shtrirja e konsiderueshme e Winfrey nuk mbaroi kur Oprah Winfrey Show mbaroi në vitin 2011 pas 25 vitesh në skenë në 145 shtete. Filantropja dhe miliarderja e mediave është regjisore përmes kompanisë së saj së produksionit Harpo, mbikëqyr një revistë dhe një rrjet televizioni i cili mban emrin e saj dhe është aktore e nominuar në Academy Award.

Cher Wang (1958-)

Wang është bashkëthemeluesja dhe kryeshefja ekzekutive e kompanisë HTC me bazë në Taiwan, krijuesja e telefonëve të mençur dhe teknologjisë Vr. Para se të studionte ekonominë në UC Berkely, Wang dëshironte të ishte pianiste koncertesh. Ajo është gjithashtu filantrope. Në vitin 2011, ajo dhuroi para për të ndihmuar lansimin e Guizhou Forerunner College për të ofruar çmime të ulëta dhe edukim të lartë për familje me të ardhura të ulëta në Kinën jugperëndimore.

Nely Galan (1963-)

Galan ishte drejtoresha e parë Latine në një rrjet televizioni në Telemundo. Ajo është autore, producente, dhe themeluese e The Adelante Movement, shoqatë jo përfituese e dedikuar për fuqizimin e ndërmarrësve Latinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme