4 veprime që rrisin menjëherë vetëbesimin tuaj

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 21:20 | Nga Katherine Keller

Të gjithë ne dëshirojmë të ndryshojmë jetën tonë. Ne dëshirojmë të bëhemi folës të njohur, autorë me shitjet më të mira. Ne duam të rrisim punën tonë ose të ndërtojmë një perandori biznesi. Ne duam t’a prezantojmë veten me njerëz të rëndësishëm ose të kërkojmë rritje pozite në punë.

Por, ka një pengesë:  Përderisa ne të gjithë i dëshirojmë këto gjëra, dëgjojmë një zë brenda që thotë, ‘’Kjo do të ishte e mrekullueshme! Por nuk do mundja ta bëja kurrë atë’’.

Dhe është puna jonë të heshtim atë zë brenda. Sepse nëse vetëm qëndrojmë dhe presim për vetëbesim, nuk do të vijë kurrë. Këtu janë katër veprime të cilat rrisin menjëherë vetëbesimin tonë dhe mund të shkojmë pas të ardhmes të cilën e duam.

Përvetësoni një qëndrim ‘’të fuqishëm’’.

Mendoni për Wonder Woman, e cila qëndron në këmbë më duart në belin e saj. Ajo tregon vetëbesim vetëm nga qëndrimi i saj. Universiteti i Kolumbisë dhe ai i Harvard bënë një studim  të qëndrimit trupor. Zbuluan se një qëndrim trupi me vetëbesim ndikon në ekuilibrin kemikal të trupit tonë. Në mënyrë specifike:

  • Studimi u bë në 42 studentë.
  • Së pari një mostër pështyme u mor nga secili student dhe nivelet e testosteronit dhe kortizolit e tij ose të saj u matën.
  • Së dyti, studentit iu kërkua të ulej në një qëndrim ‘’të fuqishëm’’ ose një qëndrim ‘’të fuqisë së vogël’’ për dy minuta.
  • Së treti, një tjetër mostër e pështymës e secilit u mor dhe nivelet e tyre të testosteronit dhe kortizolit u matën.

Rezultatet treguan se qëndrimet e fuqishme rritën testosteronin në 20 përqind ( e cila rrit vetëbesimin) dhe zvogëluan nivelet e kortizolit në 25 përqind ( e cila zvogëlon ankthin).

Kështu që, merrni një mësim nga Kolumbia dhe Harvard: Filloni ditën tuaj duke qëndruar drejtë me gjoksin përjashta dhe duart në belin tuaj për dy minuta. Ju mund të fokusoni frymëmarrjen tuaj për ata dy minuta duke marrë frymë thellë deri sa të numëroni në 3, të mbani frymën për 1 sekond, dhe pastaj të nxjerrni frymën jashtë duke numëruar deri në pesë. Ky është një kombinim i mirë i ushtrimeve të frymëmarrjes, meditimit dhe qëndrimeve të fuqishme.

Thoni fjalë magjike.

Fjalët magjike nuk janë të njëjta sikur pohimet. Një fjalë magjike është një pohim, njëqind herë më shumë. Kur flisni ato, ju angazhoni tërë sistemin tuaj nervor me tërë forcën e fokusit, emocionit dhe trupit tuaj për të nxitur fiziologjinë dhe menjëherë të kultivoni besime të reja.

Këtu janë gjashtë këshilla për fjalë të fuqishme magjike:

  • Bëni diçka fizike përderisa thoni ato ( ecni, lëvizni trupin tuaj në mënyrë të fuqishme).
  • Përdorni të gjitha emocionet tuaja përderisa i thoni. Flisni me zë të lartë. Nëse askush nuk është aty, bërtisni.
  • Provoni për të paktën 15 minuta. Vetëm duke thënë fjalët tuaja magjike njëherë ose dy herë nuk do të ketë ndikim të madh.
  • Sigurohuni që ato përshtaten me besimet tuaja. Nuk mund të thoni diçka dhe të mendoni diçka tjetër.
  • Bëhuni specifikë se çfarë dëshironi të përmbushni me ato fjalë. A dëshironi të ndjeheni më me vetëbesim? A dëshironi të keni ndikim?
  • A dëshironi të jeni të suksesshëm? Çfarë rezultate dëshironi?

Tregoni siguri në vete.

Merrni një vendim, dhe qëndroni në të. Tony Robbins ka thënë. ‘’Nëse dëshironi të shkoni në ishull, digjni varkat!’’ Ai ka shpjeguar se nëse nuk i digjni varkat kur gjërat bëhen të vështira, do t’a keni më të lehtë për t’u tërhequr. Dhe ka siguri në tërheqje. Është më e kënaqshme se dhimbja që  po e duroni. Zvogëlon shpirtin tuaj luftëtar.

Mirëpo, nëse një gjeneral jep urdhërin për të djegur varkat, ai menjëherë riprogramon mendjen e ushtarëve të tij. Ata nuk kanë më opsionin e tërheqjes. Ata ose luftojnë ose vdesin. Me mendjet e tyre të ri-programuara, ushtarët do të lidhin luftën dhe fitoren me kënaqësi, dhe vdekjen me dhimbje.

Çfarë varka tuaja metaforike duhet të digjen që të shkoni përpara? Çfarë është ajo gjë që po e mbani si rrjetë shpëtimi?

A e keni pranuar se jeta e mediokritetit është në rregull? A i keni thënë vetes se nuk jeni.. (‘’të zgjuar’’, ‘’të bukur’’, ‘’të rinj’’ ‘’të vjetër’’, etj. mjaftueshëm për të arritur qëllimet tuaja? Në çfarë besime po mbaheni të cilat po sabotojnë vizionin  tuaj?

Është koha t’i largoni ato besime dhe të merrni vendim që t’i digjni varkat tuaja. Nuk duhet të shikoni prapa. Opsioni i vetëm është suksesi.

Ndërmerrni veprime.

Dale Carnegie tha, ‘’Veprimet ngjallin vetëbesimin. Nëse doni të mpshtoni frikën, mos u ulni në shtëpi dhe të mendoni për atë. Dilni jashtë dhe mundeni atë’’!

Ngjajshëm, duke provuar gjëra të reja do të ngjallë vetëbesimin brenda jush. Tri pyetjet që duhet t’ia bëni vetes janë:

  • Çfarë duhet të bëj sot për të tejkaluar vijën e kufirit tim?
  • Cila sfidë do më largojë nga zona ime e rehatisë?
  • Cila është frika ime më e madhe të cilën do t’a mposht?

Ndoshta nuk do të keni sukses herën e parë dhe ndoshta duhet të përshtatni hapat tuaj të veprimit, por veprimet e vazhdueshme ndërtojnë lëvizje të cilat ndërtojnë vetëbesimin.

Mbani në mend fjalët e Norman Vincent Pale: ‘’Veprimi është një ndreqës dhe ndërtues i vetëbesimit. Mosveprimi nuk është vetëm rezultati, por edhe shkaktari  i frikës. Ndoshta veprimet që ndërmerrni do të jenë të suksesshme; ndoshta duhet të ndërmerrni veprime të ndryshme nga këto. Por çdo veprim është më i mirë se mosveprimi’’. (Entrepreneur)

(Katherine Keller është drejtoreshë e Katherine Keller International, një agjenci e marketingut online, markës, dhe dizajnit grafik. Ajo gjithashtu punon me ndërmarrës të bizneseve të vogla, duke ndërtuar mendime suksesi dhe tejkalimi të frikës)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme