7 cilësitë e njerëzve të respektuar

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 23:17 | Nga

Respekti është diçka i cili nuk jepet automatikisht. Duhet të fitohet. Kur jeni në pozitë udhëheqëse, është e rëndësishme që njerëzit me të cilët punoni të ju respektojnë. Ata mund të respektojnë shprehitë tuaja të punës, inteligjencën apo aftësinë tuaj për të mbyllur një marrëveshje. Por ende, respekti ka nevojë për më shumë. Nëse mund të fitoni respektin e tyre si një person, atëherë ju me të vërtetë keni fituar lojën.

Këtu janë disa këshilla që të fitoni më shumë respekt.

  1. Të jeni të sjellshëm.

GJithmonë tregohuni të sjellshëm me secilin që e takoni gjatë ditës, nga anëtarët e familjes tuaj tek kolegët dhe tek personi i arkës në dyqanet ushqimore. Jepjuni të tjerëve respektin e njëjtë që do të dëshironit t’a pranonit edhe vetë. Kërkoni veprime të cilat mund t’i bëni për të ofruar mirësjellje. Hapni derën e kafiterisë për personin prapa jush, ose lejoni personin me një artikull të dalë para jush në dyqane ushqimore. Thoni më fal dhe faleminderit sa herë që të jetë e mundur.

  1. Të veproni me respekt.

Eleminoni sjelljet mosrespektuese si rrotullimin e syve, ndërprerjen e bisedës ose të folurit negativisht për dikë. Jo vetëm që këto veprime nuk janë respektuese për personin me të cilin bashkëveproni, por ato parandalojnë përfshirje ose zgjdhje të mëtutjeshme të problemeve, dhe krijojnë një çarje e cila mund të bëhet e përhershme. Në vend të kësaj, krijoni një ambient të dëgjimit të respektueshëm. Të gjithë meritojnë të dëgjohen, edhe nëse nuk pajtoheni me opinionet ose pikëpamjet e personit. Merrni në konsideratë se si do të dëshironit të trajtoheshit nëse keni diçka për të thënë, veçanërisht nëse ka një çështje të rëndësishme.

  1. Dëgjoni mirë.

Dëgjimi është një proces aktiv, jo pasiv. Mendoni para se të flisni. Shumë shpesh në bisedat e sotme, komentet e një personi ‘’nxisin’’ mendimet tek dëgjuesi, i cili pastaj tregon tregimin e tij në të njëjtat rreshta. Në vend se të tregoni historinë e tij, bëni pyetje të cilat inkurajojnë folësin të ju tregojë më shumë. Shumë njerëz do të ndihen mirë se juve po iu intereson.

  1. Bëhuni ndihmues.

Njerëzit fitojnë respekt duke qenë gjithmonë të gatshëm të ofrojnë një vesh ose një dorë sa herë që vënë re një mundësi për të ndihmuar. Kërkoni mundësi për të ndihmuar, të cilat mund t’i keni injoruar më herët. A ka nevojë për ndihmë një koleg në një projekt të madh? A mund t’ia dërgoni një filxhan kafe dikujt? Synoni të jeni ndihmues disa herë në ditë.

  1. Mos krijoni arsyetime.

Veprimet tuaja bazohen në zgjedhjet tuaja, dhe përveç disa rrethanave të paparashikueshme, nuk ka arsye të krijoni arsyetime. Zotëroni veprimet tuaja. P.sh., nëse jeni vazhdimisht vonë, mos krijoni arsyetime të pakuptimta. Zotëroni gabimet tuaja dhe kërkoni mundësi për t’u përmirësuar herën tjetër. Në vend se të fokusoheni në të metat tuaja, pyesni, ‘’Si mund të korigjoj sjelljen ose situatën time’’?

  1. Braktisni zemërimin.

Nervozizmi juaj nuk lëndon askënd tjetër përveç jush. Nëse nervozoheni, lejoni veten që të nervozoheni vetëm në moment, pastaj ecni përpara dhe ose korigjoni situatën ose lëreni në të kaluarën. Jepni vetes dhe të tjerëve një pushim. Falni, dhe pastaj harroni.

  1. Jini të gatshëm të ndryshoni.

Të qenit kokëfortë nuk ju dërgon askund. Kuptoni se procesi i evolucionit përfshin ndryshimin. Përpiquni të rriteni si një person; mësoni aftësi të reja, provoni aktivitete të reja, dhe veçanërisht, ri-kontrolloni shprehitë tuaja automatike. Dhe mos harroni të uroni veten për progresin që bëni përgjatë rrugës për t’u bërë person më i mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme