9 këshilla të rëndësishme për planifikimin e karrierës

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

1. Asnjëherë mos ndalo së mësuari! Të mësuarit gjatë gjithë jetës është çelësi kyç i suksesit në karrierën tënde.

Bota është në ndryshim të vazhdueshëm dhe secili prej nesh kërkon mënyra të reja për të bërë biznes. Nëse mendon se aftësitë e tua aktuale janë të mjaftueshme, ti ke vendosur gjithashtu se puna që ke aktualisht është mjaftueshëm mirë. Por nëse kërkon të bësh një karrierë në të ardhmen, duhet të shtosh dhe përmisosh aftësitë dhe njohuritë e tua vazhdimisht.

2. Pyet, Dëgjo dhe Mëso! Një dëgjues i mirë mund të mësojë shumë.

Dëgjoje shefin, supervizorin dhe bashkëpunëtorët tuaj. Mund të mësosh shumë nga eksperienca e tyre. Pyet vazhdimisht për çështje që të interesojnë dhe dëgjo çfarë ato thonë. Lejo që ato të të thonë se si bëhen gjërat dhe si mund ti kishit bërë më mirë.

3. Realizoje shkëlqyeshëm punën që ke! Puna ku je mund të jetë vendi më i mirë për të filluar karierën tënde.

Ndonjëherë është shumë e vogël ajo çfarë i ndan njerëzit nga suksesi. Por asgjë nuk vjen pa përpjekje. Nëse e bën shumë mirë punën tënde dhe përmbush sa më mirë përgjegjësitë e tua, kjo është mënyra më e mirë për të filluar një karrierë. Fol me supervizorin tënd për gjërat që mund të bësh si dhe kërko sugjerime për t’u përmirësuar më tej. Kërkoni që t’ju ndihmojnë të ndërtoni një karrierë të suksesshme. Ndonjëherë është më shumë e mundshme brenda organizatës ku je- sidomos nëse ke provuar që jeni një punonjës me vlerë.

4. Krijo rrjetin tënd të kontakteve. Hapi tjetër për të ndërtuar një karrierë është përmes kontakteve që ke.

A e di se më shumë se 50% e pozicioneve të punës sigurohen nga rrjeti i kontakteve?
Nëse ke një rrjet të mirë kontaktesh, është gjithmonë një mundësi shumë e mirë për të zbuluar karrierën tënde si dhe për të eksploruar mundësi të reja. Kalo pak kohë duke krijuar kontakte dhe mos harro të mbash ato që ke.

5. Përcakto punën që ke aktualisht. Puna që ke duhet të identifikohet dhe jo të supozohet.

Sigurohu që të mos shpenzosh kohë duke kryer detyra që ti supozon se janë të rëndësishme. Ky është një harxhim i kohës dhe talentit tënd. Kur fillon një punë të re, fol me supervizorin tënd për prioritetet e tua. Nëse nuk je i sigurtë për atë që është më e rëndësishme, atëherë pyet supervizorin. Shpesh do jeni të habitur për diferencat midis atyre që ti mendoje se ishin të rëndësishme dhe atyre që janë realisht më të rëndësishmet.

6. Përcaktoni punën tuaj të ardhshme. Puna e ëndrrave të tua duhet të përcaktohet qartë.

Përpara se të planifikosh një karrierë, sigurohu që kesh përcaktuar punën që ke ëndërruar. Në punën që ke ëndërruar, ti gjithmonë bën atë që të pëlqen më shumë dhe asgjë që ty nuk të pëlqen. Cila është ajo punë?
Të pëlqen apo nuk të pëlqen të kesh përgjegjësi mbi punonjësit e tjerë? Të pëlqen të punosh me teknologjinë apo me njerëz? Të pëlqen të kesh biznesin tënd? Të pëlqen të jesh një këngëtar apo një inxhinierë? Apo një menaxher?

Përpara se të ndërtoni karrierën tuaj duhet të përcaktoni qartë qëllimin tuaj!

7. Përgatitu! Puna që gjithmonë ke ëndërruar mund të shfaqet edhe nesër. Prandaj duhet të jesh gjithmonë i/e përgatitur!

Mos prit asnjë sekondë. Rishiko CV tënde tani dhe vazhdimisht shto eksperienca apo kualifikime. Nesër mund të të shfaqet puna që gjithmonë ke dashur, prandaj është e rëndësishme të jeni gati të përshkruani veten tuaj si më i/e përshtatshëm për pozicionin e punës.

8. Zgjidh mjete e duhura!

Zgjidh mjetet të cilat mund ti përballosh. Mund të ndërtosh një karrierë duke përdorur mjete të ndryshme. Mund të bëni kurse afat-shkurtër profesionale apo të bëni një master. Mos harroni: puna ku jeni aktualisht është një mjet shumë i mirë për të zhvilluar aftësi të reja.

9. Realizo ëndrrën tënde! Është momenti për të bërë ëndrrat realitet!

Mos lejo që një punë shumë e ngarkuar të shkatërrojë ëndrrat e tua. Nëse keni qëllime më të larta, fillo të veprosh.
Nëse keni në plan për tu arsimuar më shumë, të keni një punë më të mirë, të fillosh biznesin tënd, mos lejo që puna që keni t’ju marr të gjitha energjitë. Por këto energji përdori për të realizuar ëndrrën tënde!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme