Balanconi jetën personale dhe punën

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Të punuarit më shumë se 40 orë në javë mund të ndikojë keq në trupin dhe mendjen tuaj. Është e rëndësishme që ndonjëherë ta lini punën mënjanë dhe të vendosni pak kohë për veten tuaj.

Shumë njerëz kanë aftësinë të bashkojnë punën me jetën personale, gjë e cila i shpërqendron nga familja, hobit dhe koha për veten. Rekomandohet që punonjësit me kohë të plotë të ndërtojnë një balancë midis punës dhe jetën personale, në mënyrë që të jeni një individ i lumtur dhe i motivuar.

Personat që lejojnë përfshirjen e punës në jetën personale, janë të prirë për të rënë në depresion, për të qenë në stres dhe probleme të tjera shëndetësore. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë në balancimin e jetës personale me punën.

Ushtrohuni rregullisht
Të qëndroni ulur në një karrige për 8-9 orë në ditë nuk është një zgjedhje e shëndetshme. Individët të cilët qëndrojnë gjatë pushimit të drekës në tavolinën e tyre, kanë më shumë gjasa të jenë të stresuar. Në këtë mënyrë është e këshillueshme që të bëni herë pas here pushim, dhe të lini ambientin e punës për rreth 20-30 min, ndoshta për të bërë një shëtitje aty afër. Ky është minimumi që mund të bëni për të mbajtur trupin aktiv dhe mendjen e freskët.

Planifikoni kohë për veten tuaj
Edhe pse mund t`ju duket e pamundur, organizoni pak kohë për veten tuaj, qoftë edhe me gjëra të vogla si një pedikyr apo çiklizmi. Këto do t`ju ndihmojnë të largoheni pak nga përditshmëria në punë apo në jetën personale. Mënyra më e mirë për të kaluar kohë vetëm është të planifikoni aktivitetin, të njoftoni familjen, bashkëshortin/bashkëshorten që do të merrni pak kohë për veten dhe, nëse ndiheni pak aventurier, mund të kaloni fundjavën në një qendër estetike apo palestër.

Largojeni mendjen nga puna
Pasi të lini zyrën, bëni një përpjekje të ndërgjegjshme të mos mendoni për punën. Kjo mund të jetë e vështirë për ata që janë shumë të dhënë pas punës ose për ata që kanë presion të vazhdueshëm në punën e tyre, por duhet të kuptoni që kjo është jetike për mirëqenien tuaj. Vendosini vetes një limit. P.sh “pasi të kaloj atë rrugicën aty, nuk mendoj më për punën” apo “nuk ka më biseda pune pas orës 6 pasdite”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme