Femrat në pozita drejtuese, të mirat dhe të këqijat

Happy-Worker
Prishtinë | 10 Jan 2017 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Gratë dhe burrat që punojnë në pozicione drejtuese në kompani të mëdha kanë këndvështrime të ndryshme për sa i përket rëndësisë së diversitetit, nevojës për vlerësim të barabartë pune. Kjo është dhe arsyeja pse shumë pak femra kanë pozicione drejtuese dhe përfaqësuese sot.

Sipas studimeve dhe statistikave të fundit raportohet se “Në përgjithësi femrat zënë 10% te pozicioneve drejtuese në 4200 kompani të cilat operojnë në 45 vende me ekonomi të industrializuar” (sipas Governance Metrics International Inc). Interesant është fakti se 60% e kompanive kanë të paktën një grua në pozicion drejtues. Gjithsesi statistikat tregojnë një numër shumë të vogël të grave nëpër borde drejtuese.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gratë besojnë se pranimi i tre ose më shumë grave në një bord drejtues do ta rrisin efikasitetin si dhe besimin brenda bordit. Ndërsa burrat nuk kanë të njëjtin mendim.

Burrat dhe gratë kanë pikëpamje të ndryshme për sa i përket faktit që ka shumë pak femra në pozicione drejtuese. Gratë besojnë se për arsye tradicionale të cilat ende nuk kanë ndryshuar zënë më pak pozicione drejtuese. Ndërsa burrat besojnë se janë të pakta gratë të cilat kanë potencialin dhe talentin e duhur për një pozicion drejtues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme