Kur nuk ju marrin seriozisht në punë

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Keni ndjenjën që kolegët ju trajtojnë si një vajzë së cilës edhe nuk mund t’i besohet detyrë me përgjegjësi dhe ju pyeteni përse po ju ndodh kështu? Nuk ndihmon veshja juaj fëmijërore, por as disa nga këto gjëra…

  1. Bisedoni për gjëra të parëndësishme. “Më thirri bashkëshorti”. “Kam një ide të vogël”. Më doli një problem i vogël”… Veç kësaj, emailat e punës i përfundoni me emotikone. Biseda e ëmbël, si edhe korrespondenca, nuk janë të përshtatshme në komunikimin në zyrë dhe për shkak të këtyre gjërave lini përshtypjen e personit të papjekur.
  2. Email-at i lini të papërfunduar. Shkruani fjali të mangëta apo të shkurtra, harron germat, presat, pikat, nuk i shkruani drejt emrat dhe mbiemrat e huaj… Apo, shkurt, lini përshtypjen që jeni e pakujdesshme.
  3. Nuk jeni e sigurt në punën që e bëni. Gjithsesi i “nevrikos” kolegët për t’u treguar mendimin lidhur me dikë nga projekti juaj. Aq më tepër, çdo ditë i torturoni, ndonëse në zyrë keni filluar të punoni goxha një kohë të gjatë. Patjetër duhet të ndërtoni vetëbesimin dhe të filloni të jeni e vendosur kur të merrni vendime.
  4. Vonoheni. Me afate, në takime afariste, me emaila… Vonesat në botën afariste janë të palejueshme, edhe nëse shefja juaj ju ka lutur që për dhjetë minuta t’ia çoni kafenë
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme