Lidhjet që krijohen në ditët e para të punës, çelës për karrierë

kolege
Prishtinë | 11 Jan 2017 | 00:49 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët mendojnë se lidhjet e brendshme që krijohen që në ditët e para të punës janë çelësi për të zhvilluar karrierën tuaj. Më poshtë janë disa këshilla si të zhvilloni rrjetin e njohjeve në punën tuaj.

Pse të krijoni marrëdhënie që në fillim?

Kur ju filloni punën, doni që të lini përshtypje si individë që përpiqeni që gjërat të realizohen ashtu siç duhen. Kështu që nëse e prezantoni veten tek kolegët tuaj si një person që mund të jepni kontribut në shumë fusha, kjo është një mënyrë e mirë për ta nisur mbarë.

Me kë duhet të kontaktoni?

Duhet t’i filloni lidhjet tuaja me njerëz që bëjnë të njëjtën punë me ju prej më shumë se një viti, sepse ata mund t’ju japin këshilla të vlefshme. Gjithashtu duhet të krijoni njohje me njerëzit me më shumë influencë në ambientet e punës. Mund të pyesni shefin tuaj se cilët janë njerëzit më të rëndësishëm me të cilët duhet të krijoni kontaktet.

Si të bëni që rrjeti juaj i njohjeve të funksionojë?

Kur jeni i ri në një punë, ndoshta doni të krijoni shumë kontakte, por nuk duhet të harroni që duhet të krijoni edhe reputacionin si një person që punoni shumë. Kështu që nuk duhet të jeni gjatë gjithë kohës duke folur me njerëzit, mund të shfrytëzoni momentet e pushimit apo gjatë kohës kur pini një kafe.

Zgjeroni rrjetin e njohjeve në të gjithë kompaninë.

Është e rëndësishme të zgjeroni rrjetin tuaj përtej departamentit apo sektorit ku ju punoni. Kështu që shikoni për mundësi të tilla si një punë vullnetare brenda kompanisë në një sektor ndryshe nga i juaji, ose takimet me njerëz nga departamentet e tjera duke mësuar prej tyre për aspekte të tjera që lidhen me biznesin.

Një supervizor mund t’ju ndihmojë të zgjeroni rrjetin

Sidomos kur jeni një fillestar, një supervizor mund të jetë një ndihmë e madhe në zgjerimin e rrjetit tuaj të brendshëm. Zakonisht, në një kompani ekzistojnë 3 ose 4 persona që e njohin mirë se si funksionon sistemi i kompanisë dhe ju mund të zgjidhni njërin prej tyre si supervisor, në mënyrë që t’ju ndihmojë në hedhjen e hapave të duhur në organizatë.

Relaksohuni dhe lëreni që rrjeti juaj të funksionojë vetë

Krijimi i lidhjeve dhe kontakteve në një ambient pune sigurisht që është shumë i rëndësishëm, por duhet të jeni të kujdesshëm me gjëra më prioritare që mund të tërheqin vëmendjen e të tjerëve në ditët e para të punës suaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme