Një firmë që mban emrin e pronarit fiton më shumë

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Një emër i MIRË për biznesin është çelësi i suksesit.

Një sipërmarrës i cili kërkon emrin e duhur mund të punësojë një agjenci emërtimesh e cila ofron ide, por kjo kushton dhjetëra mijëra dollarë.

Kjo është arsyeja pse shumë sipërmarrës i emërtojnë bizneset sipas emrit të tyre. Një artikull i kryer së fundmi nga akademikët në shkollën e biznesit Fuqua në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut, sugjerojnë se kjo është zgjedhja e duhur që sjell dhe më shumë fitime.

Studimi përfshiu bizneset e vogla në Evropën perëndimore. Ai u mbështet në një shembull prej pothuajse 2 milionë firmave, të dhënat e të cilave gjenden në Amadeus, një bazë me të dhëna komerciale. Firmat zakonisht ishin, mesatarisht, mjaft të reja, me pak aksionarë dhe punonjës. Duke kontrolluar mbiemrat e aksionarëve më të mëdhenj, autorët zbuluan se 19% e firmave ishin emëruar sipas emrave të themeluesve të tyre.

Pas llogaritjeve të faktorëve të tjerë, firmat që mbanin emrin e aksionarëve më të mëdhenj gëzonin një kthim të aseteve (ROA) që ishte me tre pikë përqindje më të lartë se kompanitë e tjera.

Sipas autorëve nëse ju emërtoni një firmë me emrin tuaj, ju dërgoni një sinjal. Ju besoni se produkti juaj është mjaftueshëm i mirë për të prezantuar reputacionin tuaj, jo vetëm atë të kompanisë tuaj. Nëse ju dështoni, ky dështim do t’ju ndjek gjatë gjithë karrierës suaj.

Kjo hipotezë u testua duke krahasuar emra të ndryshëm. Themeluesit me një emër të zakonshëm do të identifikohen më pak me firmat e tyre. Kështu që sinjali do të jetë i dobët. Të dhënat tregojnë se premia ROA është me të vërtetë më e ulët për firmat e emëruara nga themeluesit me emra të zakonshëm.

Nëse po mendoni që pas këtij artikulli të ndryshoni emrin e biznesit tuaj, mos e bëni. Është vonë. Është më e thjesht të zgjidhni një emër tjetër kur e nisni një kompani sesa ta ndryshoni duke vendosur emrin tuaj e më pas të dështoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme