Pse nuk duhet të gënjeni në CV tuaj

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse kjo mund të duket diçka joshëse, nuk është e këshillueshme të gënjeni në CV tuaj, sidomos kur ju po aplikoni për punën për të cilën keni ëndërruar.

Ekzistojnë shumë mënyra që rekrutuesit mund të kontrollojnë vlefshmërinë e informacionit që ju keni përfshirë në CV tuaj dhe gjëja e fundit që ju nuk doni ta dëgjoni nga shefi juaj është se ju nuk e keni fituar punën sepse keni gënjyer.

Fushat e zakonshme të gënjeshtrës në një CV:
•         Fillimi dhe fundi i datave
•         Titujt e punëve
•         Arsimimi
•         Aftësitë
•         Përgjegjësitë e punës

Pse është e rëndësishme të thuash të vërtetën?
Është e rëndësishme që ju të thoni vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër veç saj në CV tuaj, sepse  rekrutuesit janë bërë të ndërgjegjshëm rreth faktit se shumica e kandidatëve fabrikojnë fakte në përpjekje për t’u punësuar  me pretekse të rreme. Kjo do të thotë se rekrutuesit marrin guximin për të kontrolluar nëse informacioni që ju përfshini në CV tuaj përmban fakte të sakta. A doni vërtet të merrni përsipër riskun duke u quajtur gënjeshtar?

Si i kontrollojnë rekrutuesit  CV-të  për gënjeshtrat?
Ekzistojnë 5 strategji kryesore që rekrutuesit kanë adoptuar për të verifikuar informacionin që ju keni pëfshirë në CV…

1.      Kryejnë një kontroll standart të background-it
2.      Kontaktojnë referuesit përmes websiteve të kompanive për tu siguruar se referencat janë të vërteta
3.      Kontrollojnë për flamuj të  kuq, dmth për boshllëqet e punësimit
4.      Kërkojnë për kandidatë nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale
5.      Testojnë aftësitë e kandidatëve me testet e realizuara në fazën e intervistimit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme