Si duhet shkruar subjekti i një emaili

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht se a lexohet, fshihet ose humbet prezantimi juaj për investitorët ose marketingu për konsumatorët, e gjitha varet se si e shkruani rreshtin e subjektit.

Yes Lifestyle Marketing bëri një analizë se cilat rreshte të subjektit kanë më së shumti sukses. Lexoni se cilat duhet t’i shkruani që emaili juaj të dallohet.

Përmbledhni

Studimi zbuloi se rreshtat e subjektit me 10 karaktere ose më pak kanë përqindjet më të larta të hapjes, në 26 përqind. Por kjo nuk është norma, 74 përqind e rreshtave të subjektit janë në mes 21 dhe 60 karaktereve. Ato kanë përqindjen më të ulët të hapjes në 13.8 për qind. Përveç kësaj, rreshtat e subjektit të cilat ishin nën 21 karaktere kishin 31 përqind hapje më të lartë se mesatarja por janë vetëm 5 përqind të të gjitha rreshtave të subjektit në email.

Bëhuni personalë

Rreshtat e subjektit të cilat përfshinin emrin e marrësit ose artikujt e kërkuar së fundmi kishin 50 përqind hapje më të lartë, 58 përqind klikim më të lartë dhe kishin pothuajse 2.5 herë përqindje unike të klikimit se sa emailet të cilat nuk ishin të personalizuara. Por vetëm 2 për qind e e0maileve të dërguara në çerekun e dytë të vitit 2017 kishin rreshta të personalizuara të subjektit, sipas studimit.

Përfshini detaje

Përderisa ju mendoni se rreshtet e subjektit të cilat janë më të gjata se 60 karaktere kanë përqindjet më të ulëta të hapjes, kjo është e pasaktë. Përqindja e hapjes për këtë kategori, duke përbërë 21 përqind të të gjitha emaileve është 14.8 përqind, e cila është më e lartë se emailet me rreshte të subjektit në mes 10 deri 60 karaktere. Në atë zgjatje, ju mund të prodhoni interes duke përfshirë një numër të fjalëve kyçe specifike të cilat lidhen me marrësin.

Mos mendoni se ‘’një madhësi iu përshtatet të gjithëve’’

Rregullat e njëjta nuk aplikohen në çdo industri. Për industrinë e udhëtimit, përqindjet më të suksesshme erdhën nga rreshtet e subjektit nën 20 karaktere. Por për shërbimet financiare dhe botuese, kjo ndodhi kur rreshtat e subjektit ishin 21 deri 60 karaktere. Rreshtet e subjektit nën 20 karaktere ia dolën më mirë në shitje (18.3 përqind) dhe teknologji(17.5 përqind) se sa dy kategoritë tjera.

Mos tregoni gjithçka

Gjatë çerekut të dytë të vitit 2017, 23 përqind të markave të anketuara iu dërguan përdoruesve emaile për artikujt e pa blerë. 62 përqind e atyre mesazheve kishin rresht të subjektit në mes 31 dhe 50 karaktereve dhe patën një përqindje të hapjes poshtë mesatares në 11.9 përqind. Ato shpesh kishin për shënjestër të joshnin konsumatorët të ktheheshin tek blerjet e braktisura me premtime të zbritjeve. Mirëpo, këto shpërfilleshin më shumë se sa rreshtat e subjektit më të shkurtra në mes 21 dhe 30 të cilat kishin përqindjen më të lartë të hapjes në 36.8 përqind, me rreshta të subjektit të cilat thoshin ‘’ke harruar diçka’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme