Do të jesh i suksesshëm? Largo dështakët nga jeta jote

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Për të qenë i suksesshëm do të thotë “Të jetosh një jetë të madhe”, por për të arritur këtë duhej të heqim qafe humbësit me të cilët shoqërohemi. Nuk arrini t’i dalloni kush janë? BusinessMag ju njeh me karakteristika e tyre:

Përballja me shumë dështime nuk do të bën një humbës

Kur kërkon suksesin në jetë dhe përpiqesh të shtysh limitet e të pamundurës, ti do të përballesh me shumë dështime dhe pengesa gjatë rrugës. Kjo është thjesht pjesë e procesit dhe diçka me të cilën do të përballesh në mënyrë që të arrish ëndërrat e tua.

Dështakët janë njerëz që e pranojnë humbjen si një formë jetese, dhe qëllimi i tyre kryesor është të ulin të tjerët njësoj si vetja. Dështakët janë njerëz që ankohen për situatën e tyre në jetë dhe janë shumë dembel të bëjnë ndryshimet e nevojshme për t’u përmirësuar. Ata janë dorëzuar e nuk presin asgjë nga vetja. Në vend që të jenë të lumtur kur i shohin të tjerët që arrijnë sukses, ata bëhën xheloz dhe inatosen.

Jo çdokush do ta kuptojë udhëtimin tënd

Disa njerëz ndihen të kërcënuar nga suksesi i njerëzve të tjerë. Ata bëhen shumë shpejt xheloz. Dhe kur ata shohin dikë që po punon për të arritur një qëllim në jetë, ata kërkojnë t’i pengojnë ëndrrat e atij personi. Këta njerëz nuk zhvillohen më.

Dështakët zakonisht kërkojnë shoqëri dhe i bindin të tjerët se ata nuk duhet të ndjekin ëndrrën e tyre për sukses.

Kur ju i lejoni dështakët në jetën tuaj, ata do t’a përdorin këtë mundësi për t’ju ulur sa më shumë.

Dështakët shpesh bëhen një zë negativ brenda kokës tuaj duke ju thënë se ju nuk jeni mjaftueshëm të zotë, kjo sepse ata nuk janë vet të zotë.

Jo të gjithë do t’a kuptojnë motivimin tuaj. Ata nuk do t’i kuptojnë orët e gjata. Ata nuk do të kuptojnë kërkesën tuaj të vazhdueshme për njohuri dhe mundësi për të përmirësuar veten.

Zërat negativë në jetën tonë janë të shumtë dhe ata përpiqen të kufizojnë potencialin tonë. Jo vetëm potencialin në karrierë, por edhe potencialin për të qenë me të vërtetë i lumtur në jetë.

Rrethoje veten me fitimtarë

Kur i nxirni jashtë nga jeta juaj dështakët, hapi tjetër është të lidheni me njerëzi e arritur. Këta janë ata njerëz që po ndjekin të njëjtin udhëtim me ju. Fitimtarët i shtojnë vlerë biznesit tuaj dhe pasurojnë jetën tuaj në shumë mënyra.

Ata të ndihmojnë të ngrihesh kur ke prekur tokën dhe të japin një këshillë se si të veprosh më mirë në të arshmen, sepse ata kanë dështuar shumë herë dhe kanë ecur përpara me forcat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme