Këto janë kompanitë që kanë fituar tenderin për “Autostradën e Gjilanit”

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 09:25 | Nga

Sa duket se i ka ardhur fundi, njëjtë edhe larg duket procesi tenderues i “Autostradës së Gjilanit”. Ajo kishte filluar në shtator të vitit 2017.
Ditë më parë u nënshkruan kontratat me fituesit e lloteve që do të ndërtojnë rrugën e gjatë 22 kilometërshe e të ndarë në 8 pjesë.

Madje dje ministri Pal Lekaj dhe zëvendësi i tij, Rexhep Kadriu e prezantuan si suksesin më të madh uljen e kostos nga mbi 128 milionë euro në 88.6 milionë euro, raporton Ndertimi.info.

Asnjëherë deri tash nuk u prezantuan se cilat janë kompanitë që kanë fituar. Ato mund t’i gjeni më poshtë në këtë tabelë ku shkruan edhe çmimi me të cilin është parashikuar lloti dhe çmimi tjetër me të cilin e kanë paguar dhe fituar tenderin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme