KfW jep 8 milionë euro për mënjanimin e ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 11:50 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) do të mbështes Prizrenin, Pejën dhe Gjakovën me 8 milionë euro në realizimin e projektit “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë qëllim u nënshkrua edhe marrëveshja nga ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Ministri Hamza tha se Gjermania ka dhënë për Kosovën 8 milionë euro ku 50% e tyre janë në formë të granteve.

“Kjo është Marrëveshje e cila e ngrit shumën e marrëveshjeve që janë në formë të grantit, kontributet financiare pa kthim, para falë në nivel prej 8 milionë euro ka dhënë Gjermania për Kosovën.

“Nga këto 8 milionë 50% me marrëveshjen që nënshkruam sot janë grante, donacione të institucioneve të Gjermanisë, që falënderoj ambasadorin, institucionet gjermane dhe taksapaguesit gjerman që po kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve.  Ai tha se Gjermania do vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë sektor.

“Mbetemi të angazhuar dhe do vazhdojmë me mbështetjen për trajtimin e ujërave të zeza. Në shumë prej 8 milionë euro. Ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe për ambientin dhe natyrën. Të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve dhe zbatohen nëpërmjet KfW-së”.

Udhëheqësi i zyrës së KfW, René Eschemann, tha se ky projekt ka ndikim më të madh për qytetarët sesa furnizimi me ujë.

“Kemi investimet që kanë mbërri në 41 milionë euro, në tri qytetet fabrika për trajtimin e ujërave të zeza janë në proces të zbatimit dhe këto 8 milionë do të përdorën për rehabilitime tjera shtesë. Ndikimi i këtyre projekteve duket më pak për qytetarët por ndikimi real është më i madh sesa furnizimi me ujë”.

 

Të ngjashme