Kodi +383 u sjell miliona euro përfitime operatorëve telefonikë

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 08:09 | Nga

Largimi i kodeve të huaja telefonike dhe vënia në funksion e kodit shtetëror +383 do t’ua heqë njërën prej barrëve kryesore financiare operatorëve telefonikë në vend. Kjo ngase do të hiqen shpenzimet milionëshe që operatorët kanë shpenzuar për shfrytëzimin e kodeve telefonike të vendeve të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), kostoja e deritashme direkte e përdorimit të këtyre kodeve mbërrin në mbi 220 milionë euro. Me implementimin e kodit të ri dhe largimin nga përdorimi të kodeve të deritashme, sipas këtij autoriteti, operatorët nuk do të ngarkohen me këtë kosto.

“Implementimi i kodit telefonik +383 i caktuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), krahas përparësive të tjera që ka për Kosovën dhe tregun e komunikimeve elektronike në veçanti, njëri nga përfitimet më të mëdha është ai ekonomik. Operatorët e rrjeteve të komunikimeve elektronike, në veçanti ata të telefonisë mobile, më nuk do të kenë nevojë që të paguajnë për përdorimin e kodeve telefonike të vendeve të tjera. Kostoja e deritashme e përdorimit të këtyre kodeve ka qenë mbi 220 milionë euro, të cilat kanë qenë kosto direkte”, thuhet në përgjigjen e ARKEP-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme