Komisioni nuk shqyrton emrat për anëtarë të bordit të ZRrE-së

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 12:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal nuk ka shqyrtuar vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), raporton Ekonomia Online.

Me kërkesën e deputetes Mimoza Kusari-Lila, kjo pikë është shtyer për mbledhjen e radhës. Arsyeja për shtyerjen e shqyrtimit të këtij vendimi ishte mungesa e materialit lidhur me këtë vendim.

Bordi ka gati një vit që nuk është funksional shkaku që tre anëtarëve të tij iu ka skaduar mandati. Qeveria me datën 22 dhjetor të vitit të kaluar ka marr vendim për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ZRrE-së janë: Bekim Jakupi, Fadil Ismajli, Naim Sahiti, Skënder Buja, Izet Rushiti dhe Selman Hoti.

Në këtë komision është diskutuar edhe plani i punës për vitin 2018. Dardan Sejdiu, nga VV, tha se do të ishte mirë që të bëhet një plan më afatshkurtra për shkak se Qeveria nuk po i furnizon me numrin e ligjeve komisionet.

“Besoj që është më frytdhënës. Në anën tjetër janë disa ligje që edhe pse jemi pajtuar që duhet të trajtohen në grup përsëri janë të shpërndarë ne muaj e besoj që do të ndikojë në zbatimin e tyre”.

Sejdiu kërkoj që komisioni të dërgoj në Qeveri një shkresë në të cilën kërkon që disa prej ligjeve që kanë të bëjnë me prodhimet vendëse të jenë në grup.

Këtë propozim e mbështeti edhe deputetja Hykmete Bajrami. Ajo madje propozoi që gjatë këtij viti të ftohet ministri i Zhvillimit Rajonal për të diskutuar lidhur me punën që duhet të bëhet pasi sipas saj, nuk është edhe aq e qartë se cila është detyra e kësaj ministrie.

Propozim për të ftuar ministrat në komision kishte edhe Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha që do të ishte mirë që të ftohet ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që të raportoj lidhur me borxhin 63 milionë eurosh që duhet paguar “Bechtel&Enkas”.

Ajo tha se është detyrë e komision që të kërkoj detaje lidhur me këtë çështje më shumë se që është ofruar, raporton EO.

Ndërsa deputeti Gani Dreshaj, më mbledhjen e këtij komisioni kërkoj që në vitin 2018 ky komision të përkrahet edhe nga një staf shtesë i cili do të merret veçanërisht me analizimin e kontratave prej së cilave po “penaltohet” Kosova.

Të ngjashme