Komisioni për Buxhet javën e ardhshme shqyrton rishikimin e buxhetit

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 12:46 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa  ka mbajtur mbledhjen konstituive të tij ku ka trajtuar çështje rreth organizimit të punës dhe funksionimit të komisionit.

Kryetari i komisionit, Lumir Abdixhik,u fillimisht prezantoi anëtarët e komisionit  si dhe shpjegoi për anëtarët e rinj e funksionin që ushtron ky komision, raporton Ekonomia Online.

Ai prezenti projektin e GIZ-it që është projekt afatgjatë mbështetjen për fuqizimin e komisioni përmes ekspertizave.

Komisioni u pajtua që takimi të mbahet çdo të mërkure në orën 11. Takim ky komision do të ketë edhe të martën, në ora 13, për shkak të çështjes së rishikim të buxhetit.

Në javën e ardhshme komisioni do të pres në takim ministrin e Financave Bedri Hamza.

Naser Osmani, anëtar i komisionit, tha se ajo çka konsideroj është që menjëherë të formohet plani i punës.

“Do të ishte mirë që të martën ta kemi rishqyrtimin e rishikimit buxhetor”, tha ai.

Të ngjashme