Kontesti energjetik me Serbinë e planifikimi jo i duhur i KESCO-s shkak i reduktimeve të energjisë

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 08:13 | Nga

Mossigurimi i energjisë nga importi shkaku i problemeve që shkaktohen nga Operatori i Transmisionit të Serbisë dhe mungesa e planifikimit të duhur nga KESCO kanë bërë që Kosova të përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Edhe pse gjatë ditës së diel, situata me furnizim me energji elektrike është përmirësuar, shqetësues vazhdon të jetë paralajmërimi i Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-e) se nëse vazhdohet me devijime ndaj interkoneksionit evropian do ta shkyçë KOSTT-in nga Zona Sinkronike e Evropës Kontinentale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo nënkupton izolimin e tërë sistemit elektroenergjetik të Kosovës, pamundësimin e importit të energjisë elektrike nga regjioni.

Obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë, si dhe me dëmet e vazhdueshme financiare që po u shkaktohen KOSTT-it dhe Kosovës në përgjithësi si pasojë e moshyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Kyçje në mes të KOSTT/ENTSO-E për shkak të mosimplementimit nga ana e Serbisë të obligimeve nga Marrëveshja për Energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme