Korrupsioni problem serioz për 98% të bizneseve, 72% s’iu besojnë gjykatave

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 10:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) ka prezantuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit, që përmban të gjeturat e hulumtimit të kryer me bizneset që operojnë në Kosovë.

Të gjeturat e hulumtimit thonë se korrupsioni është problem serioz për 98 për qind të bizneseve që operojnë në Kosovës. Ndërsa 72 për qind e tyre nuk i besojnë sistemit gjyqësor, raporton Ekonomia Online.

Hulumtimi konstaton se korrupsioni ndikon në një zhvillim të ngadaltë të pabarabartë dhe zvogëlim të vendeve të punës

Kryetar i OEAK, Arian Zeka, tha se pavarësisht zotimeve të zyrtarëve për luftimin e korrupsionit prapë se prapë ai është prezent në vend.

“Pasojat e korrupsionit i përjetojmë çdo ditë e ato reflektojnë edhe në të bërit biznes. Derisa zotimet e zyrtarëve të vendit në luftën kundër korrupsionit përsëriten çdo ditë, përtej retorikës së bukur, rezultatet tregojnë se korrupsioni është prezent. Është interesante që bizneset kanë renditur si problem kryesor drejtësinë”.

“Rezultatet e dobëta në ndëshkimin e korrupsionit janë dëshmia më e mirë që trajtohet ky problem në shoqërinë kosovare. Duhet të krijohen ndëshkime më të rrepta për ata që përfshihen në korrupsion”.

Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë, bëri thirrje për bashkëpunim mes sektorit privat dhe dikasterit që ai drejton në mënyrë që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Jetojmë ne një shtet demokratik që ka ekonomi të lirë të tregut, sektori privat pritet të jetë për një sektor privat ekonomikisht të fuqishëm garanci është i nevojshëm një shtet ligjor që mbron parimin e shkeljes së të drejtave të barabarta.  Shkelja e parimit të konkurrencës dalin të jenë mjete që shkelësit e ligjit dalin të shkelin të drejtat e barabarta. Ky shqetësim nuk është i një situata të kaluar por është shqetësim i një situatë të kaluar”.

“Korrupsioni ka tri forma shfaqet në formë përfitimit personal, abuzimin e pushtetit dhe ndikimi nga një palë e tretë.  Kështu jemi në pritje të miratim të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, ka vu theksuan në parandalimin e tij. Zero tolerancë ndaj korrupsionit do të kemi”.

Albert Avdiu, nga UNDP, tha se bizneset në përgjithësi nuk i besojnë sistemit gjyqësor në vend, 72% e tyre mendojnë se institucionet anti-korrupsion nuk mund të ndëshkojnë këtë dukuri.

“98% e bizneseve thonë se korrupsioni është problem serioz. OEAK përmes këtij projekti synon të ndihmojë bizneset me procedura për raportimin e parregullsive”.

“72% e bizneseve nuk i besojnë sistemit gjyqësor, bizneset nuk besojnë që institucionet anti-korrupsion të jenë efektiv në ndalimin e korrupsionit.  Korrupsioni ndikon në një zhvillim të ngadaltë të barabartë dhe zvogëlim të vendeve të punës”.

Shaip Havolli, nga Agjencia Anti-Korrupsion tha se operatorët ekonomikë jane bashkëpunues të mirë dhe 90% e tyre kanë zbatuar opinionet e dala nga kjo agjenci.

“Agjencia Kundër Korrupsion ka dhënë oponione për operatorët ekonomikë ka kërku nga autoritetet kontraktuese t’i plotësojnë specifikat ekonomike.Në shumicën e rasteve tek 90% e operatorëve ekonomikë kur agjencia ka dhënë opinion, autoritetet kontaktuese i kanë zbatuar”, ka thënë ai.

Sipas Havollit Agjencia Anti-Korrupsion ndihmon operatorët në parandalimin e korrupsionit.

“Kemi hasur një numër të madh të shkeljeve të prokurimit publik. Kemi monitoruar fushën e shëndetësisë, infrastrukturën ( ndërtimi i autostradave), ne jemi munduar që të dalim në ndihmë operatorëve në parandalimin e korrupsionit. Kemi bashkëpunim të mirë me operatorët ekonomikë”, shtoi Havolli.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Të ngjashme