Kosova dhe Italia dakordohen për investime reciproke

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 15:55 | Nga

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Valentin Toçi, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë. Ministri Toçi e informoi ambasadorin italian rreth angazhimeve të Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist në vend. Ai theksoi se Kosova ka shënuar përmirësime të ndjeshme sa i përket klimës së biznesit dhe tha se presim rritje të investimeve të kompanive të huaja, përfshirë edhe ato italiane në vendin tonë, njofton Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Në anën tjetër, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të intensifikuar bashkëpunimin institucional me Republikën e Kosovës me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve reciproke në të mirë ekonomive të të dyja vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme