“Kosova kërkon hise në banesat dhe zyrat e ish-Jugosllavisë nëpër metropole”

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 14:33 | Nga

Dy nga vendet më të vogla në ish-Jogusllavinë e deri paraluftës së fund nëntëdhjetave, Kosova dhe Mali i Zi kanë filluar të kërkojnë hisen e tyre nga shitja e pesë objekteve që kanë qenë në pronësi të Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë. E gjitha kjo sipas burimeve diplomatike që i kanë dhënë informacione “BLIC”-it të Beogradit.

Nga ajo që thuhet nga gazeta serbe, zyrtarët kosovarë dhe malazezë i kanë kërkuar mbështetje nga Zvicra, Gjermania dhe Japonia.

Së fundi janë shitur katër prona/objekte të ish-Jugosllavisë: ndërtesa e misionit në Kombet e Bashkuar anë New York, objekti në Bon, Tokio dhe Bernë. Vlera e këtyre katër ndërtesave është rreth 60 milionë euro, prej të cilave Serbia do të marrë 23.7 milionë euro, përcjell Ndertimi.info.

Përveç këtyre objekteve, mbetet të adresohet fati i katër komplekseve të mëdha diplomatike: në Addis Abeba, New Delhi, Moskë dhe Brazil, si dhe objektet në Kopenhagë dhe Varshavë. Sa i përket këtyre ndërtesave, burimet diplomatike të “BLIC”-it, thonë se nuk është për t’u habitur që Mali i Zi dhe Kosova po punojnë shumë për të marrë hisen e tyre.

“Ata nuk janë duke gjetur përkrahje të madhe në këtë pikë, por Qeveria e Kosovës nuk po resht së dërguari kërkesa dhe letra diplomatike për këtë çështje”, thuhet nga burimi i “BLIC”-it.

Procesi i shitjes së këtyre komplekseve dhe objekteve (banesa, zyra, shtëpi), udhëhiqet nga një komision i përzier institucionesh, por që në krye ka sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq.

Ky i fundit s’jep shpresa as për Kosovën dhe as Malin e Zi në këtë pikë.

“Çuditem nga shtetet që në çfarë mënyre trajtojnë letrat që Kosova dërgon. Ata s’mund të jenë pasëardhës të asnjë prone në asnjë mënyrë. Janë përpjekur që të provonin shtetësinë e tyre duke sfiduar Serbinë. Po shihet ky qëllim për të futur kokën ku të munden për ta njohur veten, është qëllimi kryesor”, thotë Odaloviq, teksa këmbëngul se përveç Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Kroacisë, s’mund të jetë askush.

Kjo pikë nuk është fare e përmendur as në Dialogun Kosovë-Serbi, për normalizim të marrëdhënieve, që është pothuajse në fazën e fundit duke u zhvilluar edhe tani gjatë muajit të Qershorit në Bruksel.

Nga viti 2001 e deri më sot Serbia ka marrë 39.5% të parave nga shitja e këtyre pronave, Kroacia 23.5%, Bosnja e Hercegovina 15%, Sllovenia 14% dhe Maqedonia 9%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme